Shtypi
26 korrik 2021 -sot.com.al- Artistët e rinj të Ansamblit Popullor, me një koncert premierë
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me artistët e së ardhmes sjell një koncert për publikun. Mbrëmjen e datës 28 korrik në orën 21:00 të mbrëmjes, TKOBAP bën me dije se koncerti do të jetë në sheshin “Skënderbej” për publikun. “Ata tashmë janë gati! Një ansambël frymëzuar nga pasioni dhe energji të reja. […]
2 Korrik 2021 – sot.com.al – “Humus” një krijim i ri në TKOB, balet për jetën shprehur përmes gjuhës së trupit
“Humus” është një krijim i ri i krijuesve të rinj, në trupën e baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një balet për jetën shkruan teatri, shprehur përmes gjuhës së trupit në instalacione koreografike “të forta” së shpejti. Koreografi Julind Dervishi tregon se si krijues i kësaj pjese baleti, bën një thirrje për një […]
12 Korrik 2021 – Sot.com.al – Ansambli Popullor, në edicionin e 30 të festivalit mbarëkombëtar “Këngë Jeho”
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u prezantua me një program të pasur në festivalin “Këngë Jeho”. Një festival që bëri bashkë trupa të ndryshme folklorike dhe Ansambli Popullor ishte i ftuar special. Festivali mbarëkombëtar popullor “Këngë Jeho” zhvilloi edicionin e 30 në tre mbrëmje, që nisi në datë 9 në qytetin e Strugës. Drejtori […]
22.6.2021 – Gazeta Sot: TKOBAP, me një maratonë koncertesh në “Ditën Botërore të Muzikës”
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, “Ditën Botërore të Muzikës” e festoi me një maratonë koncertesh me të gjitha trupat artistike. TKOB para fillimit të koncerteve shprehej me shpresën, që shpejt shfaqjet të jenë me publik masiv. “Gëzuar këtë ditë të veçantë me shpresën se do të shihemi shumë shpejtë në shfaqjet tona […]
4.6.2021 – ata.gov.al -Koncerti/ Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit risjell repertorin e Fitnete Rexhës
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizoi javën e kaluar një koncert të njërës prej këngëtareve ikonë e që mbetet një nga zërat më të njohur dhe të dashur jo vetëm të trevave të Shqipërisë së Mesme, por të mbarë vendit, Fitnete Rexha. Kjo shfaqje erdhi si premiera e parë e ciklit të koncerteve të […]
19.6.2021 – Gazeta Sot: Opera “L’elisir d’amore” e autorit Gaetano Donizetti, një produksion i ri nga TKOB
Opera koncertale “L’elisir d’amore” vjen me të rinjtë e trajnuar, në programet e “Artistëve të së ardhmes” prej 3 muajsh në TKOB. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije se së shpejti vjen ky produksioni i plotë skenik. “L’elisir d’amore” e kompozitorit Gaetano Donizetti është një nga produksionet që TKOB përgatiti gjatë kësaj […]
9.6.2021- urbanlajme.net – “Gjerdani i artë” nga Ansambli Popullor, koncerti i parë i kushtohet këngëtares Fitnete Rexha
“Gjerdani i artë” është një cikël koncertesh, që do ti kushtohet artistëve më të mirë të muzikës popullore shqiptare. Shfaqja e parë e ciklit “Gjerdani i artë” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i kushtohet Fitnete Rexhës. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se ky koncert është premiera e tretë e […]
29.5.2021 – sot.com.al – “Eja këndo me ne”, një projekt i TKOB me nxënësit e shkollave të Tiranës
Edicioni i katërt i “Eja këndo me ne” u zhvillua dy vite më parë, si një projekt i Tetarit Kombëtar të Operës dhe Baletit. TKOB shprehet se në këtë projekt 30 shkollave 9-vjeçare të Tiranës, iu shtuan dhe të tjera. “Dy vite më parë, në maj 2019 u zhvillua finalja e edicionit të katërt të […]
23 prill 2021 – Gazeta Sot: Baleti “Romeo dhe Zhuljeta” një shfaqje e TKOB, artistët trajnohen nga stafi i koreografit Angjelin Preljocaj
Baleti “Romeo dhe Zhuljeta” vepër e Shekspirit është një projekt artistik, që do të realizohet me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Për këtë projekt me trupën e baletit tonë erdhi në Tiranë Natalia Naidich, asistente e kompanisë së koreografit të njohur Angjelin Preljocaj, që dhe më parë nuk ka munguar në skenën […]
13 prill, 2021- Përqasje.com: Studenti di sezione bilingue della scuola P. Budi presso il Teatro dell’Opera…
Sot paradite, në Teatrin Kombetar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, disa nxënës të klasës së 9C të seksionit dygjuhësh të shkollës P. Budi patën mundësinë të ndjekin operën gazmore të Domenico Cimarosa-s “Il maestro di Cappella”. Faleminderit mësuesve Jonida Doka, Almeda Vala e Mauro Santoni, drejtueses Lucia Cucciarelli dhe drejtores artistike Abigeila Voshtina që […]
8 prill 2021 – Gazeta Sot: “Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën më të bukur popullore, një koncert me artistët e Ansamblit Popullor
Koncerti “Trëndafilin kur ta dhashë” me muzikën e bukur popullore, meloditë, këngët dhe vallet më përfaqësuese shqiptare do të vijë këtë mbrëmje për publikun, në programin artistik online. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor prezanton në programin online këtë koncert, që përmban materiale të bukura popullore, ku marrin pjesë edhe artistë të ftuar. […]
8 prill 2021 – Gazeta Sot: TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor kujtoi në ditën e lindjes këngëtaren Vaçe Zela, “Legjendën e këngës shqiptare”. TKOBAP shprehej të mërkurën se Vaçe Zela është një ikonë e këngës shqiptare. “Kujtojmë në ditën e lindjes (7 prill 1939), ikonën e këngës shqiptare Vaçe Zelën, që me zërin e saj mahnitës e të […]