Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga godina e rikonstruktuar e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Rama thotë se mbrëmjen e 15 shtatorit në këtë skenë do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur më pas majat e botës.
“Mirëmëngjes dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.