Teatri i Operas dhe Baletit, tërësisht i rinovuar do të rihapet më datë 15 shtator, për këtë ka njoftuar krye

ministri Rama ditën e sotme me anë të një postimi në rrjete sociale.

Mbrëmja gala që do të rihapë teatrin do të sjellë në Tiranë edhe emrat më të shquar të skenave shqiptare dhe botërore.

I ftuari special është Placido Domingo, por nuk do të mungojnë as yjet shqiptarë si Ermonela Jaho, e cila ka pohuar se nuk do t’i mungojë mbrëmjes madhështore.

Këtë gjë Jaho e ka deklaruar përmes një video ku duken dhe mjediset e reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ajo shprehet duke thënë se është mjaft e lumtur dhe e nderuar që do të marri pjesë në hapjen e teatrit, si dhe që do të ketë në krah artistë të mëdhenj si Placido Domingo.

“Shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e teatrit tonë kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore Placido Domingo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është e pamundur, shkruan Jaho.

http://javanews.al/inaugurimi-i-tkob-kush-jane-dy-artistet-me-fame-boterore-qe-do-te-performojne-ne-skene/