Rikonstruksioni mbylli dyert e Teatrit të Operas dhe Baletit. Por ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka konfirmuar se Teatri do të hapet më 15 shtator të këtij viti. Faza e rikonstruksionit u shoqërua me debate, por edhe për shkak të disa inaugurimeve që nuk u finalizuan më herët, nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit. Në Ditën e Inaugurimit do të jenë të pranishëm sopranoja e famshme me origjinë shqiptare Ermonela Jaho dhe ai spanjoll Placido Domingo.

“Përpos gjithë kritikave që na janë bërë për inaugurime të shpeshta të kësaj hapësire, kanë qenë vështirësitë si tërmeti e pandemia që na kanë kushtëzuar, për këtë arsye, jam e lumtur që sot ndaj me ju me kënaqësi lajmin që do të kemi bashkë me ne Ermonela Jahon dhe Placido Domingon në ditën e inaugurimit”, tha ministrja Margariti.  Drejtorja Zana Çela gjatë konferencës sot ku u mësua dhe datja e hapjes së Teatrit, bëri me dije se Ceremonia e parë përmbledh momentet kulmore të Operas duke sjellë edhe premierën më të fundit të Angjelin Preljocajt.

Rikonstruksioni i TKOB nisi në janar 2017 dhe aktiviteti pas këtij u momenti u zhvendos jashtë godinës. Në ditën e rihapjes pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama ndërsa do të mbushet me 60 % kapaciteti i Sallës.  Për aktivitetet e datës 14-15 do të shiten biletat ndërsa kalendari i sezonit do të bëhet publik në vijim nga ministria e Kulturës.

https://tiranapost.al/aktualitet/pas-5-vitesh-teatri-i-operas-hap-dyert-me-15-shtator-kush-do-jene-dy–i503301