Teatri i Operas dhe Baletit, tërësisht i rinovuar do të rihapet më datë 15 shtator, për këtë ka njoftuar kryeministri Rama ditën e sotme me anë të një postimi në rrjete socialeMbrëmja gala që do të rihapë teatrin do të sjellë në Tiranë edhe emrat më të shquar të skenave shqiptare dhe botërore. I ftuari special është Placido Domingo, por nuk do të mungojnë as yjet shqiptarë si Ermonela Jaho, e cila ka pohuar se nuk do t’i mungojë mbrëmjes madhështore.

Këtë gjë Jaho e ka deklaruar përmes një video ku duken dhe mjediset e reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo shprehet duke thënë se është mjaft e lumtur dhe e nderuar që do të marri pjesë në hapjen e teatrit, si dhe që do të ketë në krah artistë të mëdhenj si Placido Domingo. “Shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e teatrit tonë kombëtar të Operas dhe Baletit, në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operas botërore Placido Domingo. Një falenderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashku drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është e pamundur, shkruan Jaho.

  http://javanews.al/inaugurimi-i-tkob-kush-jane-dy-artistet-me-fame-boterore-qe-do-te-performojne-ne-skene/