Pas 5 vite mbyllje, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapë dyert me 15 shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”.
Inagurimi i teatrit përkon dhe me 65-vjetorin e krijimit të TKOB.
Programi
15 Shtator 2021- Dita e Pare e Ceremonisë së Inaugurimit të Rikonstruksionit të TKOB.
Nisim me ceremoninë zyrtare të inaugurimit të rikonstruksionit të TKOB përmes një prezantimi – guide të ambjenteve të rikonstruktuara, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të gjithë përfaqësuesve të lartë të Shtetit, artistëve, miqve të TKOB, medias dhe trupit diplomatik, etj.
19.00-19.30 – RIKONSTRUKSIONI – 2017 – 2020 – Dokumentar premierë.
19:30 – Grand Gala- Hapja e TKOB”
Koncert i madh celebrues me pjësmarrjen e trupave të TKOB, si dhe artistëve më të mirë shqiptarë të operas, baletit, instrumentit. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistit më përfaqësues të historisë së sotme të operistikës botërore, Placido Domingo.
Me përfaqësuesen më të denjë ndërkombetarisht, të intepretimit operistik shqiptar, Ermonela Jaho. Me pjesëmarrjen e solistëve yje të TKOB, si: Ylber Gjini,Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armando Likaj, etj.
Programi është i bazuar në titujt e shfaqeve më të mira të historisë së teatrit dhe produksionet e TKOB në katër vitet e fundit të cilat janë pjesë të repertorit klasik më të njohur nga e gjithë audienca.
Këto tituj do të prezantohen duke u mbështetur në kronologjine historike të shfaqjeve te tyre në skenën e teatrit tonë.