Teatri i Operas dhe Baletit mbylli dyert për t’ju nënshtruar një procesi rikonstruksioni. Dhe me datë 15-16 shtator në orën 19:00 do të rihapet përmes një eventi. Lajmin e konfirmoi pak ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti ndërsa kryeministri Rama ka publikuar pamjet brenda godinës.
Mësohet se në Ditën e Inaugurimit do të jenë të pranishëm përveç artistëve vendas, solistët e TKOBAP, edhe sopranoja e famshme me origjinë shqiptare Ermonela Jaho dhe ai spanjoll Placido Domingo. Ceremonia e parë përmbledh momentet kulmore të Operas duke sjellë edhe premierën më të fundit të Angjelin Preljocajt.
Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë.
Rikonstruksioni i TKOB nisi në janar të vitit 2017 dhe aktiviteti pas këtij u momenti u zhvendos jashtë godinës. Në ditën e rihapjes do të mbushet me 60 % kapaciteti i Sallës.