Shtypi
26.3.2022 – Gazeta Sot: Festivali “Marie Kraja” me15 konkurrentë në edicionin e 18, muzikë e përzgjedhur nga repertori botëror i kompozitorëve, por edhe këngë lirike
Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” këtë vit zhvillon edicionin e 18, me artistë nga katër kontinentet. Këtë vit do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, më 29 dhe 30 mars. Netët do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, regjisori skenik i të cilit Anatolli Solovianenko, është […]
26.3.2022 – Festivali operistik Marie Kraja, 18 vite kompeticion, këtë vit 15 konkurrentë ndërkombëtarë
Pesëmbëdhjetë konkurrentë, nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e një prej themelueseve së operës shqiptare, Marie Kraja. https://m.youtube.com/watch?v=awoyX7QYGxk
26.3.2022 – Ballkan web: Nga Teatri i Kievit në Festivalin “Marie Kraja”, regjisori ukrainas: U zgjova nga bombardimet
Festivali i vokalit Operistik “Marie Kraja” vjen në edicionin e tij të 18-të në datat 29- 30 mars në skenën e Teatrit të Operas. 15 konkurrentë nga Kina, Korea, Zvicra, Afrika, Ukraina, etj, interpretojnë para një jurie që përfshin drejtorë teatrosh europianë duke siguruar për më të mirët e festivalit, skenat botërore. Sfilatë me kostumet […]
25.3.2022 – Revista who.com: RevistaWhMuzikë, garë, madje dhe regjisor direkt nga Kievi: “Marie Kraja” këtë vit nuk duhet humbur
Shoqata Kulturore – Media Art, me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Tiranë, në vitin e Kryeqytetit Europian të Rinisë, organizojnë edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, në datat 29 dhe 30 mars, ora 19:00, në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Konkurs i këngëtarëve operistikë; një koncert i jashtëzakonshëm […]
25.3.2022 – Top Channel: Rikthehet festivali “Marie Kraja”/ Regjisori i koncertit është zgjedhur drejtori skenik i Operas së Kievit
Në datat 28 dhe 29 mars, Tirana do të do të flasë me gjuhën e muzikës klasike, nga interpretimet e 16 artistëve nga katër kontinente të ndryshme. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit zhvillohet edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”. Artistët konkurrojnë përballë njëri-tjetrin, ndërsa vlerësimet do […]
25.3.2022 – Newsbomb.al: I ikur nga lufta në vendin e tij, regjisori ukrainas në festivalin e Tiranës: Garojnë 15 artistë nga 4 kontinente, për çmimin “Marie Kraja”
Anatolli Solovianenko, Drejtor i Përgjithshëm i skenës në Teatrit Nacional të Operas së Kievit, vjen në Tiranë për festivalin “Marie Kraja”. I ikur nga lufta në vendin e tij, regjisori ukrainas i ka gjetur të hapura dyert e artit në vendin tonë, dhe bashkëpunon në realizimin e një aktiviteti ku marrin pjesë 15 konkurentë nga […]
25.3.2022 – abcnews.al: Edicioni i 18-të i festivalit “Marie Kraja”, një dedikim për luftën në Ukrainë
Edicioni i 18- të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” i ka dedikuar një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë. Themeluesja e festivalit njëkohësisht drejtore e Operas dhe Baletit Zana Çela thotë se megjithëse bashkëpunimi me regjisorin Anatolli Solovianenko ka nisur 4 vite më parë , tashmë u bë realitet në këtë kohë të trishtë, […]
25.3.2022 – News 24: Nga teatri i Kievit në Tiranë, regjisori ukrainas i “Merie Krajës”: Pas shfaqjes u zgjova nga bombat
News 24: Nga teatri i Kievit në Tiranë, regjisori ukrainas i “Merie Krajës”: Pas shfaqjes u zgjova nga bombat https://www.youtube.com/watch?v=n7-PKjDNpgI
25.3.2022 – Syri Tv: Edicioni i 18 i Festivalit ‘Marie Kraja’. Në garë, 15 konkurentë nga 4 kontinente
25.3.2022 – Syri Tv: Edicioni i 18 i Festivalit ‘Marie Kraja’. Në garë, 15 konkurentë nga 4 kontinente https://www.youtube.com/watch?v=w_ufUK2-8ro
25.3.2022 – gazetatema.net – “Marie Kraja” në edicionin e 18-të, dy netë me garë dhe koncert të jashtëzakonshëm
Shoqata Kulurë – Media Art me mbështetjen e vecantë të Bashkisë Tiranë në vitin e Kryeqytetit Europian të Rinisë organizojnë edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, në dt 29 dhe 30 mars, ora 19;00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Konkurs i këngëtarëve operistikë; një koncert i jashtëzakonshëm […]
21.03.2022 – Euronews Albania – Rikthehet festivali i Marije Kraja | Emisioni “SOT” Pjesa 4
Themeluesja e Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik “Marie Kraja” znj. Zana Çela, diskutoi me gazetaren Jonida Shehu në studion e emisionit SOT në Euro News Albania. Zana Çela: “Regjisori i Festivalit “Marije Kraja” do të jetë nëndrejtori i Operas së Kievit. Njihuni me detajet se çfarë do të ndodhë në këte edicion. https://www.youtube.com/watch?v=MF5PYXycEzM&list=RDCMUChR-A__NS_C5kHDWj3PeAhw&index=3
17.3.2022 – ABC-ja e Mengjesit: Zana Çela: TKOB-ja ka siguruar publikun e së ardhmes, projekti që i kemi propozuar ministrisë së Kulturës
Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tha se ndihet e lumtur që kanë arritur atë që ajo e quajti si “publiku i së ardhmes”. Çela tha se publiku shqiptar është bërë një konsumues i rregullt i shfaqjeve, gjë që […]

