Prej dy vjetesh Zana Çela drejton Teatrin e Operas dhe Baletit në mbarim të mandatit.

Ministria e Kulturës disa ditë më parë shpalli dhe vakancat për drejtorin e ri. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e caktuara nga ministria, ku njëra prej tyre është dhe zotërimi i diplomës së nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike ose menaxhim të artit kulturor.

Ndonëse drejtuesja aktuale e këtij institucioni nuk i ploteson kriteret ajo eshte vendosur te kandidoje serish duke sfiduar keshtu ministrine e kultures.

ZANA ÇELA DREJTORE E TKOB

“Qeveria shqiptare formaton shumë qarët se cfarë kriteresh duhet të kënë drejtuesit e administratës. Dhe si kriter kryesor është master shkencor pa e identifikuar se në cilën degë duhet të jetë ky master. Dhe sigurish unë ekam këtë master shkencor. Cv ime është sinkron dhe nuk i bie ndesh vendimeve të qeveris shqiptare sa i takon përmbushjes së kritereve të posacme, sepse ministria e kulturës e ka cituar si kriter të posacmë dhe e ka rendituir të parin.”

Gara e hapur ka kritere të qarta për drejtuesit e teatrit te operas dhe baletit. Kandidatet duhet te dorezojne platformat e tyre deri ne 19 prill.

https://www.vizionplus.tv/kategori/aktualitet/kulture/