Shtypi
13.4.2022 – Diaspora Shqiptare.Al: Gazeta Sot: Ansambli Popullor pas më shumë se 30 vitesh rikthehet me një turne në qytetet e Kosovës
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të realizojë turneun historik në qytetet e Kosovës, por do të jetë dhe në Shkup. Ky turne organizohet në kuadër të rijetëzimit, kujtesës dhe promovimit të trashëgimisë tonë kulturore, brez pas brezi. Për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen me fanatizëm nga Ansambli i […]
13.4.2022 – Sot.com: Gjashtë vite në krye të TKOB, Zana Çela konfirmon rikandidimin
Ministria e Kulturës më 29 mars shpalli konkursin për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Gjashtë vite në krye të TKOBAP Zana Çela bën me dije se do të rikandidojë sërish. “Sigurisht që do të rikandidoj”, u shpreh Çela një ditë më parë, duke theksuar edhe eksperiencën që […]
12.4.2022 – Ballkanweb: Zana Çela e pranon: Nuk e kam marrë në dorëzim Operan pas rikonstruksionit (Arsyet)
Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela, ka pranuar sot se ende nuk ka marrë në dorëzim godinën pas rikonstruksionit. Pohimi me terma shumë teknikë, erdhi pas këmbënguljes së gazetarëve, ndërsa ka aludime se çështja e rikonstruksionit është e lidhur me hapjen e konkursin që mund të largojë atë nga detyra. “Projekti […]
12.4.2022 – News 24: Ministria konkurs për drejtimin e Operas, Zana Çela: Ka kritere kufizuese, por do aplikoj. Raporti me Ministrinë dhe shkeljet
Pas gjashtë vitesh në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela vjen në një intervistë ku bën bilancin dhe përballet me një konkurs të hapur nga ministria që duket se e përjashton. E pyetur nga News 24 për raportet me ministren që nuk i mirëpriste pyetjet e gazetarëve për tejkalimin e mandatit, […]
12.4.2022 – Report Tv: ‘Në pritje të premtimit të Ramës’, Zana Çela: Do rikandidoj për kreun e Operas! Ministria e kulturës s’më është përgjigjur, rikonstruksioni projekt i saj, s’kam përgjegjësi për shkeljet
Pas shpalljes së konkursit për drejtues të “Operës” në 29 mars, titullarja aktuale Zana Çela pohon se do të rikandidojë për një tjetër mandat. Sa i përket kritereve të vendosura, ajo thotë se nuk janë pengesë, ndërsa mohon përgjegjësinë në abuzimet me rehabilitimin e teatrit të Operës. Në ditën e 15-të të shpalljes nga Ministria […]
12.4.2022 – Vizionplus: Zana Çela sfidon ministrinë/ E vendosur të kandidojë për TKOB edhe pse nuk plotëson kriteret
Prej dy vjetesh Zana Çela drejton Teatrin e Operas dhe Baletit në mbarim të mandatit. Ministria e Kulturës disa ditë më parë shpalli dhe vakancat për drejtorin e ri. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e caktuara nga ministria, ku njëra prej tyre është dhe zotërimi i diplomës së nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike ose […]
12.4.2022 – Dosja.Al: Master në ekonomi/ Konkursi për drejtimin e Operas, Zana Çela: Do aplikoj, kriteri lapsus
Zana Çela thotë se raportet janë korrekte ndërsa kriterin e një masteri shkencor në ekonomi që duket se e përjashton, Drejtoresha aktuale, e sheh një lapsus TIRANË– Pas gjashtë vitesh në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela vjen në një intervistë ku bën bilancin dhe përballet me një konkurs të hapur […]
12.4.2022 – Ora News: Gara për Drejtorin e TKOB, Çela kërkon një mandat të tretë: CV-ja ime nuk bie ndesh me kriteret
8 ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dosjeve në Ministrinë e Kulturës, Zana Çela njofton se do të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të Teatrit të Operas dhe Baletit. Kriteret e reja të vendosura nga Ministria ajo thotë se i plotëson. Gati dy vite nga përfundimi i detyrës, Zana Çela […]
Gazeta Sot: TKOB, një koncert me krijimet më të bukura të repertorit botëror
Ariet më të bukura të shkruara mjeshtërisht nga autorë të njohur botërorë erdhën me interpretimin e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. TKOB shkruan se krijime muzikore nga Bellini, Franck, Massenet, Donizetti, Verdi, Rossini, Curtis dhe Mozzart në një program të vetëm për publikun, në koncertin që u zhvillua në hollin koncertor të […]
26.3.2022 – Gazeta Sot: Festivali “Marie Kraja” me15 konkurrentë në edicionin e 18, muzikë e përzgjedhur nga repertori botëror i kompozitorëve, por edhe këngë lirike
Festivali ndërkombëtar i vokalit operistik “Marie Kraja” këtë vit zhvillon edicionin e 18, me artistë nga katër kontinentet. Këtë vit do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, më 29 dhe 30 mars. Netët do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, regjisori skenik i të cilit Anatolli Solovianenko, është […]
26.3.2022 – Festivali operistik Marie Kraja, 18 vite kompeticion, këtë vit 15 konkurrentë ndërkombëtarë
Pesëmbëdhjetë konkurrentë, nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e një prej themelueseve së operës shqiptare, Marie Kraja. https://m.youtube.com/watch?v=awoyX7QYGxk
26.3.2022 – Ballkan web: Nga Teatri i Kievit në Festivalin “Marie Kraja”, regjisori ukrainas: U zgjova nga bombardimet
Festivali i vokalit Operistik “Marie Kraja” vjen në edicionin e tij të 18-të në datat 29- 30 mars në skenën e Teatrit të Operas. 15 konkurrentë nga Kina, Korea, Zvicra, Afrika, Ukraina, etj, interpretojnë para një jurie që përfshin drejtorë teatrosh europianë duke siguruar për më të mirët e festivalit, skenat botërore. Sfilatë me kostumet […]