Në Komunën e Gjakovës po mbahet konferenca për një turne të këngëve dhe valleve që do të mbahet ditëve ne vijim.

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë e Shqipëri, Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës do të realizojë turne historik të këngëve dhe valleve popullore.

Ky turne do të mbahet pas 30 vjetësh nga Ansambli Popullor ku do të prezantohen, sidomos për brezin e ri, vlerat që ruan folklori, traditat që ky ansambël i ka ruajtur, prezantuar e performuar gjatë historisë 65 vjeçare.

Ky turne që është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do të nisë në Prizren më 25 prill, vazhdon në Gjakovë më 26 prill, Gjilan më 27 prill dhe në Shkup do të mbahet më 28 prill.

Në Gjakovë po mbahet konferenca e përgjithshme për këtë aktivitet, njofton Klankosova.tv.

https://klankosova.tv/ansambli-kombetar-i-kengeve-dhe-valleve-nis-turne-historik-ne-kosove-dhe-maqedoni/