Kori, orkestra dhe solistët nën drejtimin e Dritan Lumshit, janë në provat e koncertit dedikuar Tonin Harapit.
“Requiem”, vepra madhore, e parealizuar në kohën e shtrëngimeve ideologjike. Maestro Ermir Krantja pak ditë më parë është nderuar me dekoraten “Nderi i kombit”, ai ndodhet në Shqipëri dhe po ndjek me shumë vëmendje artistët në skenë.
“Unë kam ardhur spontanisht ,ndodhem në Tiranë, për arsye tjetër për dekoraten, por e kam në mënyrë spontane domosdoshmërinë që të thith ajrin e teatrit. Ndjej nevojëen të jem të marr frymë. është si Anteu, kur prek tokën.”
Sopranoja e parë e operas Eva Golemi ndihet e lumtur që i jep zë veprës së fundit të Harapit.
“Jam e lumtur që po interpretoj ‘Requiem’, vepër që e ka shkruar 6 muaj para se të mbyllte sytë kompozitori i shquar.”
Koncert-maestra dhe pianistja Etrita Ibrahimi vlerëson iniciativen për veprat shqiptare, por ajo mendon se vënia në skenë e këtyre veprave duhet të jetë më e shpeshtë.
Etja për vepra shqiptare ndihet te interpretët dhe ekzekutuesit.
“Jam shumë i lumtur që po bëhet një koncert homazh për Tonin Harapin. Kjo duhet të jetë një tendencë e gjithë artistëve , interpret dhe ekszekutues, sepse jemi ne ndermjetësit me spektatoren.”
Krantja e cilëson Tonin Harapin si mjeshtrin e romancës shqiptare.
Tonin Harapi ka kompozuar thuajse në të gjitha format dhe gjinitë muzikore. Ai dallohet për lirikat vokale dhe miniaturat pianistike.
https://abcnews.al/requiem-homazh-per-tonin-harapin-krantja-etje-per-veprat-shqiptare/