Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë do të realizojë turneun historik të këngëve dhe valleve popullore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Turneu do të fillojë me 25 prill me koncertin në Prizren, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemaj Berisha”, duke filluar prej orës 21:00.
Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, turneu do të zhvillohet në disa qytete të Kosovës, si Prizren, Gjakovë, Gjilan, Shkup.
“Pas 30 vitesh Ansambli Popullor rikthehet në një turne i cili do të prezantojë sidomos për brezin e ri, vlerat e mrekullueshme që ruan folklori ynë popullor, tradita jonë e kultivuar, që kush më mirë se sa Ansambli Popullor i ka ruajtur, prezantuar dhe performuar përgjatë gjithë historisë së tij 65-së vjeçare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Më poshtë gjeni datat e koncerteve në qytetet e Kosovës.
Prizren – 25 prill
Gjakovë – 56 prill
Gjilan – 27 prill
Shkup – 28 prill
https://shqip.com/ansambli-popullor-i-shqiperise-me-turne-ne-kosove-dhe-maqedoni-te-veriut/