Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.

Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit, kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore, për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Aktiviteti nisi me qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Shkup dhe në përmbyllje në qytetin e Tetovës. Turneu është organizuar nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.

https://euronews.al/arte/2022/05/13/ansambli-i-kengeve-dhe-valleve-popullore-rikthen-turneun-artistik-pas-30-vitesh/