Shtypi
15 shtator 2021 – Gazeta Shqiptare: Video/ “Ëndrra ime fillon pikërisht këtu”! Ermonela Jaho flet mes emocionesh në skenën e TKOB, momenti kur fton legjendarin Placido Domingo
Sopranoja Ermonela Jaho, aktualisht në kulmin e shkëlqimit në skenat më të mëdha botërore, ka interpretuar në skenën e Teatrit të rikonstruktuar Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nga skena, ku nisi ëndrra e saj, ajo kujtoi fillimet dhe dha një mesazh për këdo që i vë vetes qëllime. Ishte Ermonela Jaho që ftoi në skenë […]
17.9.2021 – Gazeta Ekspres: Teatri i Operës dhe Baletit hap kapitull të ri me mbrëmjen e yjeve
Pesë vjet me dyer të mbyllura për artistët e publikun, por rihapja e Teatrit të Operës dhe Baletit ka hapur edhe një kapitull të ri për këtë institucion. Koncertit ia kanë shtuar peshën pjesëmarrja e tenorit të famshëm spanjoll, Plácido Domingo, dhe e sopranos së njohur shqiptare, Ermonela Jaho. Mbi dhjetë milionë euro janë investuar […]
16.9.2021 – EuroNews.al: Hapet Teatri i Operas dhe Baletit, performojnë Placido Domingo dhe Ermonela Jaho
Pas pesë vitesh Tetari i Operas dhe Baletit me një mbrëmje gala, inauguroi ambientet e reja të Godinës e në të njëjtën kohë i hapi rrugën sezonit të ri artistik. Në tapetin e kuq parada e personaliteteve të ftuar, që tregonin protagonizmin me veshjet e tyre, nuk ishin vetëm nga bota e artit, ndonëse këta […]
17 shtator 2021 – Gazeta Panorama: Rihapet Opera pas 5 vitesh, Ermonela Jaho e Placido Domingo “bekojnë” teatrin e rinovuar
Ishte aq e gjatë duartrokitja e publikut, saqë dukej sikur shfaqja do të niste edhe një herë nga fillimi. Kishte pasur një etje të atillë për të marrë pjesë në një aktivitet të mirë kulturor, saqë pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ishte tema e ditës. Vibronte në ajër dëshira […]
16 shtator 2021 – Gazeta Panorama: Hap dyert pas 5 vitesh mbyllje Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit/ Margariti përqafon paraardhësen Kumbaro
Pas 5 vitesh mbylljeje, hapi mbrëmë dyert Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Ishte një mbrëmje Gala, protokollare, ku të ftuar ishin trupa diplomatike, politikanë, artistë dhe njerëz të medias. Nuk i mungoi mondaniteti kësaj mbrëmjeje, çka u duk dhe në veshjet e të ftuarve. Si gjithnjë ka spikatur Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ku […]
16 shtator 2021 – Gazeta Ekspres: Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shkëlqejnë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit
Tenori i madh, Placido Domingo, u ngjit në skenën e re të Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar spektakël bashkë me një nga artistet më në zë të muzikës klasike, Ermonela Jahon. Domingo dhe Jaho interpretuan në festën e këtij institucioni që tanimë i gëzon artistët me një shtëpi artistike të rikonstruktuar. Koncerti gala, […]
16 shtator 2021 – Mbrëmja gala në Tiranë/ Ermonela Jaho dhe Placido Domingo ndezin sallën në Teatrin e Operas dhe Baletit
Pas më shumë se katër vite e gjysmë, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hapi dyert për të gjithë artdashësit në një mbrëmje gala. Në skenën e rikonstrukturuar janë ngjitur dy yje të rangut botëror, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo. Ata të dy kanë interpretuar dhe kanë marrë duartrokitje disa minutëshe nga të gjithë të […]
16.9.2021 – Java News: Placido Domingo, Ermonela Jaho dhe artistët më të mirë të TKOB, në grand gala
Tenori Placido Domingo dhe sopranoja Ermonela Jaho emra të mëdhenj të operistikës botërore u ngjitën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në mbrëmjen grand gala. Tenori Domingo performoi për herë të parë në skenën shqiptare, ku koncerti celebrues pati dhe pjesëmarrjen e trupave të TKOB, si dhe artistëve më të mirë shqiptarë […]
16.9.2021 – Java News: Hapet Teatri i Operës dhe Baletit, artistët: Ishim si sportistë pa fushë futbolli, investimet në kulturë sjellin performanca dinjitoze
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit u hap me mbrëmjen grand gala, që bëri bashkë artistë të njohur. TKOB u hap pas 5 vitesh dhe ndryshe nga më parë për artistët janë ambiente të reja me kushte më të mira pune. Në reagimet e tyre artistë të njohur që prej dekadash zhvillojnë aktivitetin e artistik […]
15.9.2021 – Gazeta Sot: Mbrëmja gala në Tiranë/ Placido Domingo dhe Ermonela Jaho shkëlqejnë në skenën e re të Teatrit të Operas dhe Baletit
Tenori i madh, Placido Domingo, u ngjit në skenën e re të Teatrit të Operës dhe Baletit, duke dhuruar spektakël bashkë me një nga artistet më në zë të muzikës klasike, Ermonela Jahon. Domingo dhe Jaho interpretuan në festën e këtij institucioni që tanimë i gëzon artistët me një shtëpi artistike të rikonstruktuar. Koncerti gala, […]
15.9.2021 – Ballkanweb: Video/ “Ëndrra ime fillon pikërisht këtu”! Ermonela Jaho flet mes emocionesh në skenën e TKOB, momenti kur fton legjendarin Placido Domingo
Sopranoja Ermonela Jaho, aktualisht në kulmin e shkëlqimit në skenat më të mëdha botërore, ka interpretuar në skenën e Teatrit të rikonstruktuar Kombëtar të Operas dhe Baletit.Nga skena, ku nisi ëndrra e saj, ajo kujtoi fillimet dhe dha një mesazh për këdo që i vë vetes qëllime. Ishte Ermonela Jaho që ftoi në skenë legjendarin […]
15.9.2021 – Top Channel: Top Channel/ Sonte këndon Placido Domingo/ Galaja e madhe për teatrin e ri të Operas
Top Channel: Top Channel/ Sonte këndon Placido Domingo/ Galaja e madhe për teatrin e ri të Operas https://top-channel.tv/video/top-channel-sonte-kendon-placido-domingo-galaja-e-madhe-per-teatrin-e-ri-te-operas/