Humus është premiera më e re që pritet të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Julind Dervishi është koreografi i ri që përmes baletit i bën jehonë natyrës.

Si humusi i tokës, si një lavd dhe gëzim për të nderuar natyrën, Julind Dervishi ka krijuar lëvizjet e këtij baleti. Koreografi premton klasiken dhe modernen bashkë në skenë.

“Është balet për të mirat e natyrës dhe të këqijat që ne bëjmë.  Ideja ishte të jepnim një mesazh, por  vepra nuk është e fokusuar te revolta, sepse ne duhet të jemi të gëzueshëm për atë që kemi”, thotë Dervishi.

Sipas balerinit Dion Gjiknika, “është balet i vështirë në pjesën atletike dhe të frymëmarrjes, ku balerinët duhet të jenë mirë të përgatitur”.

Shfaqja vjen si produkt i Teatrit të Operas dhe baletit nën projektin artistët e së ardhmes. “Humus” do të ngjitet në skenë vetëm dy mbrëmje, në datat 5 dhe 6 nëntor.

https://a2news.com/video/humus-per-token-nje-shfaqje-baleti-plot-hare-si-premiere-e-re-ne-teatrin-e-operas/