Sot në konferencën për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e TKOBAP, znj. Zana Çela prezantoi dy ngjarje të rëndësishme:
– Botimin e katalogut “TEATRI I SË ARDHMES”, në kuadër të 65 -vjetorit të krijimit të TKOBAP, i cili tregon në imazhe të gjithë aktivitetin e teatrit tonë gjatë viteve 2016-2020, periudhë në të cilën u synua si asnjëherë tjetër, afrimi i operas me publikun e gjerë, jo vetëm përmes shfaqjeve në kryeqytet, por edhe turneve dhe shfaqjeve openair.
Në fjalën e saj znj. Çela theksoi se: “Në këtë katalog, një vend të veçantë kanë shfaqjet ku kanë debutuar artistët e rinj, që kanë qënë të shumtë në numër: këngëtarë, balerinë, instrumentistë, por edhe krijues, regjisorë e skenografë, talente të ndriçimit dhe drejtues apo specialistë të marketingut.”
– Premierën e baletit “Humus, i cili është një nga shembujt më të mirë të promovimit të krijuesëve të rinj. “Humus” është shfaqja premierë e trupës së baletit me koreografi të Julind Dervishit, një apel për mbrojtjen e tokës, natyrës. Është një krijimtari kontemporane, në të cilën Julind Dervishi ka përfshirë të gjithë trupën e baletit.