Në teatrin e Operas dhe Baletit u mbajt koncerti premierë “Gjerdani i Artë” – Fitnete Rexha. Në koncert ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, zonja Kim shkruan se ishte një mbrëmje e mrekullueshme. “Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë! Repertori më i bukur i interpretuar nga mbretëresha e këngës së muzikës popullore të Ahqipërisë së Mesme Fitnete Rexha u interpretuanga solistët e Ansamblit Popullor: Aranit Hoxha, Iris Bega, Mirela Aliaj, Genciana Paparisto dhe artistët e së ardhmes të trajnuar nga TKOB. Të ftuar specialë ishin disa nga mjeshtrit e muzikës popullore Valbona Mema, Bujar Qamili, Juli Çenko dhe muzikanti Çim Rexha./L.F-dritare.net
Published on 08 10 2021