Ka qenë një nga ngjarjet më interesante dhe të shumëpritura pas një periudhe të gjatë pandemie cikli i aktiviteteve të organizuara në Greqi nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Mes takimeve me përfaqësues të komunitetit, ekspozitave dhe panaireve ngjarja më e rëndësishme ishte koncerti Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Artistët kanë ndarë ne rrjetet sociale disa nga momentet me emocionuese të koncertit duke falenderuar organizatorët.
“Kur Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore jep shfaqje në shtete të ndryshme të botës, gjithmonë çdo valle e këngë mbulohet nga ngjyrat kuq e zi . Një shfaqje me emocione të pa përshkrueshme në Athinë mes motrave dhe vëllezërve Shqiptarë. Faleminderit Ambasadores tonë në Athinë Luela Hajdaragaj për mikëpritjen e ngrohtë Faleminderit AKD Sonila Hysi”, shkruan kompozitor Sokol Marsi në facebook.