Shtypi

08Maj/2019
7 Maj 2019 – TV Klan – “Il Trovatore”, prodhimi më i madh gjatë 2 viteve në opera

Çela: Premiera referon tema të forta për kohën Zana Çela, drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit thotë se “Il Trovatore” i Giuseppe Verdit është prodhimi më i madh operistik në dy vitet e fundit. Sipas saj, të madh e bën skenografia për nga përmasat dhe shfrytëzimi, kostumet që ruajnë origjinalitetin e kohës dhe […]

08Maj/2019
7 Maj 2019 – AbcNews – Opera “Il Trovatore“ premierë në Pallatin e Kongreseve

Opera e emocioneve te forta “Il Trovatore” e Verdit vjen premierë mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve me regji të italianit Mariano Bauduin. Ky produksion i TKOB bën bashkë artistët e njohur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.  “Il Trovatore”, opera e kontrasteve të forta emocionale të mbushura me muzikë plot pasion dhe […]

06Maj/2019
3 maj 2019 – TopChannel – Ja shfaqja më e madhe në TKOB, 3 Maj 2019, Pjesa 3

Tema: “Il trovatore” është premiera më e madhe e sezonit operistik janar-qershor 2019 në TKOB. Shfaqja do të zhvillohet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datën 8,9,10 dhe 11 Maj, në bashkëpunim me Ambasadën e Bashkimit Europian në Tiranë. Te ftuar: Klevis Saliaj http://top-channel.tv/video/ftese-ne-5-ja-shfaqja-me-e-madhe-ne-tkob-3-maj-2019-pjesa-3

06Maj/2019
3 Maj 2019 – TOPCHANNEL – TOB vë në skenë operën “Il Trovatore”

“Il Trovatore”, opera që bën pjesë në triologjinë popullore verdiane, do të vijë premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve prej datës 8 deri në 11 maj, si produksioni më i madh i TKOB. Një produksion që bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar.   http://top-channel.tv/video/tob-ve-ne-skene-operen-il-trovatore/

02Maj/2019
2 Maj 2019 – Gazeta Sot – Opera “Il Trovatore” e Verdit, 4 mbrëmje në skenë për publikun

Opera “Il Trovatore” e Verdit vjen së shpejti për katër mbrëmje me rradhë për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. TOB shprehet se këtë sezon sjell për publikun një prodpuksion të niveleve ndërkombëtare, krejtësisht të ri në koncept regjisorial, trajtimin muzikor dhe interpretim artistik. Regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe […]

30Pri/2019
25 Prill 2019 – Gazeta Shqip – Angelin Preljocaj anëtar i Akademisë Franceze të Arteve

Angelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Lindur në Francë në 1957, nga prindër shqiptarë, Angelin Preljocaj nis studimet për balet klasik përpara se […]

30Pri/2019
TKOBAP ne konferencen e pranveres te Opera Europa me titull “CREATION” Opera, Ballet Vlaanderen, Antwerpen 2019

Te shkembesh eksperienca me drejtues te mbi 250 teatrove operistike  eshte hapsira e duhur per te rritur nivelet e performancave te teatrove operistike. Me temen kryesore “CREATION” Konferenca e Pranveres e Opera Europa, zhvilloi debatin ne tematikat e rendesishme: – World Opera Advocacy campaign. – New opera that communicates. – Communicating and selling new opera. […]

30Pri/2019
ABC NEWS – Ylber Gjini: Dua të thyej rekord botëror me Kontin e Operas “ Il trovatore”

Ylber Gjini: Dua të thyej rekord botëror me Kontin e Operas “ Il trovatore” Realizmi i Kontit de la Luna te opera “Il trovatore” është sfida dhe rekordi që ka vendosur ta thyejë baritoni Ylber Gjini. Në moshën 60-vjeçare ai është duke punuar për të jetësuar këtë personazh pas 12 vitesh. Në një intervistë për […]

25Mar/2019
25 Mars 2019 – Gazeta Koha Jonë – Më shumë jehonë kishte koncerti “Urat e traditës muzikore” i këtij viti

I mrekullueshëm ishte koncerti “Urat e traditës muzikore” që organizoi, për vit të dytë rradhazi, Ambasada Greke në Shqipëri, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, në Qendrën Kulturore të kishës Orthodokse, në Tiranë. Sopranot shqiptare, Vikena Kamenica dhe Renisa Laka dhe tenori grek, Stavros Salabasopoulos interpretuan dhjetëra […]

25Mar/2019
22 mars 2019 – ABC News – Teatri i Operas dhe Baletit sjell koncertin “Urat e muzikës tradicionale”, nën drejtimin e Edmond Dokos.

Koncerti është dedikim për këngën dhe muzikën klasike greke e shqiptare. Këngëtarët  lirikë nga Greqia dhe Shqipëria do të këndojnë ariet më të bukura në të dyja gjuhët. Tingujt e muzikës klasike shqiptare dhe greke vijnë bashkë në koncertin “Urat e muzikës tradicionale” përmes orkestrës simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit nën drejtimin e Edmond Dakos dhe zërave të tenorit grek Stavros […]

21Mar/2019
12Mars 2019 – ATSH – 20 fëmijë prekin skenën e madhe në operën “La Boheme”

Opera e katërt e Giacomo Puccini, “La Bohème” një histori që flet për dashurinë, ëndrrat dhe fantazitë, që tregon rininë, rritjen dhe kalimin e dhimbshëm nga një adoleshencë e brendshme në një pjekuri të vërtetë vjen për publikun në Pallatin e Kongreseve nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit. E veçanta e kësaj shfaqje […]