Angelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit. Lindur në Francë në 1957, nga prindër shqiptarë, Angelin Preljocaj nis studimet për balet klasik përpara se të kthehej drejt baletit kontemporan nën drejtimin e Karin Waehner.

Në vitin 1980, ai niset për në Nju Jork me qëllim që të punonte me Zena Rommett dhe Merce Cunningham, më pas vazhdon studimet e tij në Francë pranë koreografit amerikan Viola Farber dhe francezit Quentin Rouillier. Më pas ai bashkohet me Dominique Bagouet deri në krijimin e kompanisë së tij në dhjetor 1984. ai ka koreografuar më tepër se 46 pjesë, prej koreografive solo e deri tek koreografitë me format të madh. Angelin Preljocaj bashkëpunon rregullisht me artistë të tjerë mes të cilëve Enki Bilal (Roméo et Juliette, 1990), Goran Vejvoda (Paysage après la bataille, 1997), Air (Near Life Experience, 2003), Granular Synthesis (« N », 2004), Fabrice Hyber (Les 4 saisons…, 2005), Karlheinz Stockhausen (Eldorado – Sonntags Abschied, 2007), Jean Paul Gaultier (Blanche Neige, 2008), Constance Guisset (Le funambule, 2009), Claude Lévêque (Siddharta, 2010), Laurent Garnier et Subodh Gupta (Suivront mille ans de calme, 2010)… Krijimet e tij janë pjesë e repertorit të shumë kompanive, si në La Scala -Milano, në New York City Ballet dhe Baleti i Operas Nacionale të Parisit. Ai ka realizuar filma me metrazh të shkurtër si Postieri, Ide të zeza në 1991 dhe shumë filma ku spikatin Një vijë lidhëse dhe Shpallja, për të cilët ka marrë veç të tjerash edhe titullin « Grand Prix du Film d’Art » (2003), «Premier prix Vidéo-danse » (1992) dhe atë të Festivalit të Video-s në Pragë (1993).

Në 2009, ai realizon Borë e bardhë, duke vënë në skenë krijimin e tij dhe në 2011 ai firmos për Air France, filmin publicitar Fluturimi, që rimerr koreografinë e Parc. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar në shumë realizime kinematografie duke vënë në skenë koreografitë e tij: Les Raboteurs me Cyril Collard sipas veprës së Gustave Caillebotte në 1988, Pavillon Noir me Pierre Coulibeuf në 2006 dhe Eldorado / Preljocaj me Olivier Assayas në 2007. Rreth punës së tij janë publikuar shumë vepra si: Angelin Preljocaj ( 2003), Pavjoni i zi (2006), Angelin Preljocaj, Topologji e padukshme (2008), Angelin Preljocaj, nga krijimi deri tek kujtesa e vallëzimit (2011). Gjatë karrierës së tij ai ka marrë shumë mirënjohje mes të cilave: «Grand Prix National de la danse » dorëzuar nga Ministria e Kulturës në 1992, Çmimin « Benois de la danse » për krijimin Le Parc në 1995, Çmimin « Bessie Aëard » për Annonciation në 1997, Çmimin « Les Victoires de la musique » për Roméo et Juliette në 1997, Çmimin « Globe de Cristal » për Blanche Neige në 2009. ai është oficer i Artit dhe Letrave, Kavalier i Legjionit të Nderit dhe Oficer i Urdhrit të Meritës në 2006. I përbërë prej 26 balerinësh permanentë, Ballet Preljocaj është vendosur prej tetorit 2006 në Pavillon Noir à Aix-en-Provence, një vend i dedikuar plotësisht vallëzimit, dhe ku Angelin Preljocaj është drejtor artistik.

http://www.gazeta-shqip.com/2019/04/25/angelin-preljocaj-anetar-i-akademise-franceze-te-arteve/