Çela: Premiera referon tema të forta për kohën

Zana Çela, drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit thotë se “Il Trovatore” i Giuseppe Verdit është prodhimi më i madh operistik në dy vitet e fundit. Sipas saj, të madh e bën skenografia për nga përmasat dhe shfrytëzimi, kostumet që ruajnë origjinalitetin e kohës dhe harta e ekipit realizues, shqiptarë, italianë, serbë, armenë dhe ukrainas.

Katër aktet janë historia e dy vëllezërve, viktima të fatit, të ndarë në vegjëli, të dënuar të ndjekin rrjedhën e jetës, pa asnjë mundësi shpëtimi, të jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën grua me një rëndesë emocionale dhe vokale që prezanton çdo krijim verdian.

Katër mbrëmje nga 8 Maji, në Pallatin e Kongreseve, dy italianët, regjisori Mariano Bauduin dhe dirigjenti Sebastiano Rolli, sjellin ngjarjen e fillim shekullit të XIX në një Spanjë me të prekshme për publikun.

Kam preferuar të ndërtojë një spektakël abstrakt edhe pse ky abstragim ndjek logjikisht rrëfimin, ngjarjen e një opere që ekstremist e rafinuar në aspektin dramatik dhe muzikor. Dhe për këtë i jam referuar disa traditave në disa rajone të Italisë, një lloj vallëzimi me vdekjen që rrëfen rrjedhën e jetës dhe fatit”, tha regjisori Bauduin.

https://tvklan.al/il-trovatore-prodhimi-me-i-madh-gjate-2-viteve-ne-opera