Opera e emocioneve te forta “Il Trovatore” e Verdit vjen premierë mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve me regji të italianit Mariano Bauduin. Ky produksion i TKOB bën bashkë artistët e njohur të skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. 

“Il Trovatore”, opera e kontrasteve të forta emocionale të mbushura me muzikë plot pasion dhe lavdi  nga gjeniu i muzikës operistike Verdi, vjen premierë në Pallatin e Kongreseve. Drejtoresha e Operas  dhe baletit Zana Çela e cilëson si produksion të niveleve ndërkombëtare për këto arsye.

Amasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca i pranishëm në konferencën për shtyp tha se arti shuan kufijtë.

Dualizmi mes jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe tradhëtisë shkakton jo pak “turbulenca” tek kryepersonazhet. E cila si një loje shahu mishërohet edhe në skenografinë me shenja grafike bardhë  zi. Sopranoja Eva Golemi  do të mishërojë Leonorën.

Mezosopranoja Vikena Kamenica i jep jetë nënës së vetme verdiane Azucenes.

Opera  “Il trovatore” do të sjellë për 4 netë nga data 8 deri me 11 maj historinë e dy vëllezërve, të cilët ranë viktimë e fatit. Manrico dhe Conti di Luna, të ndarë në vegjëlinë e tyre, janë të destinuar të ndjekin rrjedhën e jetës, pa asnjë mundësi shpëtimi. Ata jetojnë në mes hakmarrjes, luftës për pushtet dhe dashurisë për të njëjtën femër.

Regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli.

http://abcnews.al/opera-il-trovatore-premiere-ne-pallatin-te-kongreseve/