Shtypi

17Qer/2019
14 Qershor 2019 – Panorama.com – “Ҫ’po bëhet kështu?” pyesin kalimtarët, jashtë atobusit të linjës Kombinat – Kinostudio, duke hedhur vështrime kureshtare.

Nga brenda u përgjigjen tingujt e muzikës. Dikush mendon se po xhirohet ndonjë videoklip, a film e ndaj rrinë në pritje të urbanit të radhës. Është e vështirë, t’ua shpjegosh se në muajin e muzikës, mund të ndodhë edhe kështu, që kur banorët e Tiranës janë në rutinën e tyre, e më pak e presin, […]

05Qer/2019
28 Maj 2019 – Channel – Baleti “La Sylphide”. Shfaqja me 30 balerinët e rinj, të shkollës së Tiranës

La Sylphide, magjia e ndërthurur me dashurinë në sallonin e një shtëpie skoceze, çel siparin këtë të enjte, në ArtTurbina. Gjithçka do të shohim është magjia dhe eleganca e fluturimit të zanës së ajrit, në La Sylphide. Bukuroshja që përpiqet të tërheqë gjithmonë vëmendjen e James, interpretohet nga tre solistet Ledia Sulaj, Adela Mucollari dhe […]

05Qer/2019
29 Maj 2019 – Gazeta Sot – “La Sylphide” që bëri historinë e baleteve romantike, 4 mbrëmje te “arTurbina”

Baleti romantik “La Sylphide” vjen për publikun katër mbrëmje me radhë në skenë te “arTurbina”. Teatri i Operës dhe Baletit bën me dije se katër kaste artistësh interpretojnë në netët e shfaqjes së baletit “La Sylphide”. Të gjithë së bashku, trupa e baletit dhe artistët e rinj, talentet e së ardhmes të Shkollës së Baletit […]

05Qer/2019
30 Maj 2019 – TVKLAN – “La Sylphide” me nxenesit e Shkolles se Baletit”

23 nxënësve iu është dhënë rasti të prezantojnë veten e tyre në një shfaqje të rëndësishme për çdo skenë të madhe baleti, siç është ajo e ‘La Sylphide”. Rikthimi i një prej koreografive të para romantike klasike në një skenë tejet bashkëkohore, si e “Arturbinës”,  qëmton më së shumti tek angazhimi i brezit të sapodalë […]

05Qer/2019
27 maj 2019 – A2 News – “La Sylphide”, balerinët e TKOB sjellin përrallën romantike në ArTurbina

“La Sulphide” është një zanë e bukur ajri, që do të na tregojë një histori dashurie si në përralla, një histori që u shkrua në vitin 1836 e që prej asaj dite balerinët në të gjithë botën e rrëfejnë përmes gjuhës së trupit. “La Sulphide”, balerinët e TKOB sjellin përrallën romantike në ArTurbina

05Qer/2019
Mirëmëngjes Shqipëri” ” ‘La Sylphide” – 27 Maj 2019

Në #MiremengjesShqiperi flasim me balerinet Odeta Dishnica dhe Dion Gjinika për shfaqjen “La Sylphide” që vihet në skenë nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit

05Qer/2019
28 Maj 2019 – Gazeta Panorama – “La Sylphide”, zana që veshi e para puantet, ngjitet në skenën e “ArTurbinës”

Një zanë nuk mund të kuptohet veçse si një krijesë ajrore, si një puhizë që të qaset në majë gishtash. E si e tillë, nuk mund të ishte veçse një balerinë mbi puante. Si një imagjinatë mbi zanat, mbi brishtësinë dhe elegancën, lindi edhe kërcimi mbi puante. Dhe do të ishte pikërisht “La Sylphide”, që […]

21Maj/2019
19 Maj 2019 Gazeta Sot – Janar-mars 2019, rreth 20 mijë persona kanë ndjekur shfaqjet e TOB

Nga janari deri në muajin mars të këtij viti 18950 persona kanë ndjekur shfaqjet e TOB. Institucioni ka publikuar të dhënat nga INSTAT, ku publiku që ka ndjekur shfaqjet është më i lartë se një vit më parë për të njëjtën periudhë. “Sipas të dhënave të INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin […]

10Maj/2019
9 Maj 2019 – ABCNews – Eva Golemi dhe Vikena Kamenica rrëfejnë emocionet e Leonorës dhe Azuçenës

Dy prej kryepersonazheve të operës “Il Trovatore”  Eva Golemi në rolin e Leonorës dhe  Vikena Kamenica në rolin e Azuçenës  rrëfejnë emocionet e shumëfishta të premierës. Dualizmi mes jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe tradhtisë shkakton jo pak “turbulenca” tek kryepersonazhet e “Il Trovatore”. Sopranoja Eva Golemi me realizimin e Leonorës përmbyll edhe triologjinë e personazheve […]

09Maj/2019
8 Maj 2019 – Gazeta 55 – “Il Trovatore”, produksioni më i madh në dy vite

Opera “Il Trovatore” vjen sonte në mbrëmje për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Me një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. Mbrëmjet e datave 8, 9, 10 dhe 11 maj vepra do të jetë në skenë. Premiera […]

09Maj/2019
7 Maj 2019 – RTSH – Vjen opera “Il Trovatore“ e Verdit, në Pallatin e Kongreseve; mes të pranishmëve edhe Mogherini

Vjen opera madhështore “Il Trovatore“ e Giuseppe Verdit! Nga data 8, 9, 10, 11 Maj ne oren 19 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Me regji, dirigjent e skenografë të ftuar, nga toka e Verdit të madh, Italia, por me staf ndërkombëtar këngëtarësh operistikë; Shqiptarë, italianë, serbë, ukrainas dhe gjeorgjianë. Një premierë e TKOB-së, kjo […]

09Maj/2019
8 Maj 2019 – Gazeta Sot – Zana Çela: “Il Trovatore”, produksioni më i madh në dy vite

Opera “Il Trovatore” vjen sonte në mbrëmje për publikun në skenën e Pallatit të Kongreseve. Me një kast artistësh të huaj dhe shqiptarë regjia e veprës i është besuar italianit Mariano Bauduin dhe dirigjent do të jetë Sebastiano Rolli. Mbrëmjet e datave 8, 9, 10 dhe 11 maj vepra do të jetë në skenë dhe […]