Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore do të japë një Koncert të sajin recital me titullin e këngës që e bëri të njohur, “Lule t’bukura ka Tirona”.

Merita Halili do të vijë shumë shpejt me një koncert recital në Tiranë.

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili, do të rikthehet në 27 dhe 28 shtator, në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Recital i ‘bilbilit’ të Shqipërisë së mesme me Ansamblin Popullor do të titullohet “Lule t’bukura ka Tirona”. Pjesë e recitalit do të jetë edhe bashkëshorti i Halilit, Raif Hyseni, i cili do ta shoqërojë me violinë. Merita Halili ka në repertorin e saj dhjetëra këngë popullorë të Shqipërisë së mesme. Ajo është pagëzuar nga populli edhe me emrin ‘princesha e muzikës shqiptare’.

https://dosja.al/rikthehet-pas-20-vitesh-merita-halili-recital-ne-tirane-krah-bashkeshortit/