Do të zbresin shkallët nga skena e TKOB në sheshin “Skënderbej”, në parkun e tij të vogël, që çdo pasdite mbushet plot me qytetarë, që çlodhen aty me familjet e tyre. E në tri net vere, artistët tanë do të këndojnë e kërcejnë falas për qytetarët e Tiranës në 18, 19, 20 korrik, duke filluar nga ora 21. Nata e parë do të ketë këngë qytetare që do të interpretohen nga solistë, kori dhe një orkestër e reduktuar e TKOB. Nata e dytë këngë e valle nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, interpretuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve dhe nata e tretë do të jetë e mbushur me ritme latine, pasi trupa e baletit do të interpretojë një balet portugez, Fado të autorit Cardozo. Koncertet ‘Opera në park” përmbyllin edhe sezonin me audiencën më të madhe të TKOB në 5 vitet e fundit.
https://www.rtsh.al/lajme/opera-zbret-ne-park-kenge-e-kercime-ne-lendinen-e-sheshit-skenderbej/