Shtypi
2 Shtator, 2019 – Dosja.AL – Rikthehet pas 20 vitesh Merita Halili! Recital në Tiranë, krah bashkëshortit
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore do të japë një Koncert të sajin recital me titullin e këngës që e bëri të njohur, “Lule t’bukura ka Tirona”. Merita Halili do të vijë shumë shpejt me një koncert recital në Tiranë. Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili, do të rikthehet në 27 dhe 28 […]
17 Korrik 2019 – Top Channel – TKOB, në “shtëpi” në janar/ Mbyllet sezoni artistik. “Opera në Park” në Sheshin Skënderbej
TKOB do të fillojë sezonin e 2020 në çatinë e re. Pas më shumë se dy vjet e gjysmë në rikonstruksion godina e re pritet të jetë gati në janar. “Unë shpresoj shumë që ne në janar të kemi çatinë tonë të re dhe shpresoj shumë që ta kemi. Megjithatë fjalën e fundit nuk e […]
17 Korrik 2019 – ABC NEWS – Triologjia “Opera ne park” mbyll sezonin artistik
Drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela, gjatë takimit me gazetarët për përmbylljen e sezonit artistik konfirmoi se punimet e teatrit të ri përfundojnë në Janar. Ndërkohë që spektatori kryeqytetas do të ketë mundësi të shijoj tri mbrëmje të veçanta me arie shqiptare, balet dhe këngë e valle nga ansambli. Drejtoresha Zana Çela […]
17 Korrik 2019 – Report TV – Opera mbyll sezonin artistik me 3 koncerte në parqet e Tiranës
Aktivitetet përmbyllëse për këtë sezon artistik Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do t’i zhvillojë në parqet më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës. Përgjatë tre netëve publiku do të ketë mundësinë që të shijojë këngët qytetare, tradicionale, por edhe baletet bashkëkohore. Vet drejtoresha e Operës, Zana Çela prezantoi paraprakisht, atë çfarë artdashësit do të […]
17 Korrik 2019 – Shqiptarja.com – Opera mbyll sezonin artistik me 3 koncerte në parqet e Tiranës, drejtoresha: Në 2020-n, rikthehemi në shtëpi
Teatri Kombëtar i Operës edhe Baletit përfundon sezonin artistik. Drejtoresha Zana Çela prezanton tre koncertet e fundit, që do të luhen në parqet e Tiranës. Ndërsa, sipas saj, rikonstruksioni i operës mund të përfundojë në fillim të 2020-s. Aktivitetet përmbyllëse për këtë sezon artistik Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do t’i zhvillojë në parqet […]
17 korrik 2019 RTSH – Opera zbret në park. Këngë e kërcime në lëndinën e sheshit “Skënderbej”
Do të zbresin shkallët nga skena e TKOB në sheshin “Skënderbej”, në parkun e tij të vogël, që çdo pasdite mbushet plot me qytetarë, që çlodhen aty me familjet e tyre. E në tri net vere, artistët tanë do të këndojnë e kërcejnë falas për qytetarët e Tiranës në 18, 19, 20 korrik, duke filluar […]
29 Qershor 2019 – Gazeta Sot – “Requiem” e Tonin Harapit, pas 20 vitesh në skenën e “arTurbina”
Krijimtaria muzikore e kompozitorit Tonin Harapi erdhi për publikun nga artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit. Koncerti në “arTurbina” riktheu pas 20 vitesh dhe veprën “Requiem”. E interpretuar në qershor të 1999 kjo vepër muzikore u soll këtë herë përmes koncertit të artistëve të TOB, ku u luajtën dhe pjesë të tjera muzikore nga […]
7 Korrik 2019 – TV Klan – Një teatër i ri në godinën e vjetër
Kryhen 75% e punimeve të restaurimit të TKOB “75% e punimeve janë kryer. Teatri i Operas dhe Baletit i rikonstruktuar do të mirëpresë publikun në Janarin e 2020-s”. Kamera e Televizionit Klan është e para që hyn në mjediset e rindërtuara e disa prej tyre edhe të rikonceptuara të Teatrit të vetëm Kombëtar të Operas […]
15 Qershor 2019 – TV Klan – Këngë e valle në autobusin e Kombinat-Kinostudios
Muzikantët e ansamblit shfaqje për pasagjerët Nuk janë rastësisht në të njëjtin stacion autobusi. Dita e punës për këta muzikantë nisi kështu. Kjo është skena më e pazakontë ku instrumentistët e Ansamblit të Valleve dhe Këngëve kanë interpretuar. Është autobusi i linjës Kombinat-Kinostudio. Pasagjerët, një pjesë ngurruan të hipnin në autobusin me muzikë. Më të […]
15 Qershor 2019 – Gazeta Shqiptare – “Luaj me mua”, një re e pazakontë në qiellin e Tiranës
“Luaj me Mua” është koncerti i veçantë që vuri në “skenën” e sheshit “Skënderbej” kori femërori Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Një piano e vendosur në shesh, nën renë e bardhë, pret dëgjuesit që janë të apasionuar pas këngëve shqiptare e të huaja. “Luaj me mua”, zbriti skenën në shesh. Në kuadër të Muajit të Muzikës, […]
14 Qershor 2019 – Shqiptarja.com – Për herë të parë 10 artistë të Teatrit të Operës, performojnë në urbanin e ‘Kombinat-Kinostudios’
Si rrallëherë 10 instrumentistë të Teatrit të Operës dhe Baletit në kuadër të muajit të muzikës, performuan në autobus-urbanin e linjës së Kombinat Kinostudios. Pasagjerët vlerësojnë iniciativën Në mëngjesin e kësaj të premteje 10 instrumentistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e nisën punën ndryshe. Në stacionin e ish-Uzinës, tek 21-Dhjetori, në një autobus-urban […]
14 Qershor 2019 – Panorama.com – “Ҫ’po bëhet kështu?” pyesin kalimtarët, jashtë atobusit të linjës Kombinat – Kinostudio, duke hedhur vështrime kureshtare.
Nga brenda u përgjigjen tingujt e muzikës. Dikush mendon se po xhirohet ndonjë videoklip, a film e ndaj rrinë në pritje të urbanit të radhës. Është e vështirë, t’ua shpjegosh se në muajin e muzikës, mund të ndodhë edhe kështu, që kur banorët e Tiranës janë në rutinën e tyre, e më pak e presin, […]

