“Opera Open Countdown” do të vijë përpara publikut në sheshin Skënderbej në data 20 dhe 21 shtator duke hapur siparin e sezonit artistik shtator -dhjetor 2019.
Këto evenimente do të cilësojnë dhe nisjen e festimeve për rikonstruksionin e godinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ministrja e Kulturës Silva Margariti u shpreh se ky projekt është një sfidë e madhe, ndërsa garantoi se me godinën e re do të ketë më shumë atmosferë.
Silva Margariti: Ky muaj është një muaj vendimtar për shpërnguljen e artistëve brenda kësaj hapësire. Të gjithë e dinë se kjo është një sfidë shumë e madhe për qeverinë shqiptare. Nuk është ndërmarrë ndonjëherë një ristrukturim kaq i thellë i kësaj godine dhe me siguri do të ketë problematika në vijim që do të shfaqen, por kjo nuk ka asnjë gjë negative në vetvete.
http://www.oranews.tv/article/hapet-sezoni-artistik-opera-open-countdown-me-20-dhe-21-shtator-ne-sheshin-skenderbej