Më pranë shtëpisë edhe publikut, opera çel sezonin me “Opera Opening- Countdown” në sheshin “Skënderbej”. Nuk munguan pjesët më të njohura solistike, orkestrale, koralet e famshme nga operat dhe baletet
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çel sezonin artistik në sheshin “Skëndërbej” nën moton: “Opera u përket të gjithëve, jo vetëm elitës”. Gjatë mbrëmjes së sotme pjesët më të njohura solistike, orkestrale, dhe korale nga operat dhe baletet që kanë përbërë produksionet dhe njëherësh premierat kryesore në dy vitet e fundit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u prezantuan për artdashësit kryeqytetas.
Aria e famshme “Habanera” nga opera “Carmen” e interpretuar nga mexsopranoja Vikena Kamenica dhe këngëtarja e njohur Kamela Islamaj në fillim të koncertit mbërthyen vëmendjen e publikut. ‘Nessun dorma”, një tjetër arie e njohur nga opera “Turandot” u ngjitë në skenë tenori Armaldo Kllogjeri dhe këngëtari i njohur i rokut Eugent Bueshpepa
https://www.youtube.com/watch?v=8A83gDBWtNA – Report TV