Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Merita Halili, do të rikthehet me këngë në Tiranë, pas më shumë se 20 vjetësh.

Ajo do të japë një koncert recital të sajin, titulluar sipas këngës që e bëri të njohur, “Lule t’bukura ka Tirona”.

Recital i “bilbilit” të Shqipërisë së mesme me Ansamblin Popullor do të shfaqet në 27 dhe 28 shtator, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

https://konica.al/2019/09/merita-halili-thyen-heshtjen-me-nje-koncert-recital/