Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hap sezonin e tij në “Open Air” në një skenë gjigande në sheshin ‘Skënderbej’, me serialin e koncerteve OPERA OPEN – Countdown. Kryeveprat që u ngjitën në skenën operistike prezantohen për herë të parë në OPEN AIR me meloditë, ariete, valset dhe koralet më të bukura në dy koncerte gala në 20 dhe 21 shtator.

Publiku do shijoj dy shfaqje të mrekullueshme gala ku mbi 200 artistë do të interpretojnë pjesët më të bukura dhe më të dashura për to.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet për këtë koncert se, “artistët e TKOB vijojnë provat intensive për të sjellë tek të gjithë ju momentet më të bukura të repertorit operisitik”.
Përmes një video ku shihen artistët që do interpretojnë në këtë koncert gala ministrja Margariti shprehet se, “moment i shkëputur gjatë provave të opera “Carmen” me interpretim të Vikena Kamenica, Shpresa Beka, Dorina Selimaj, Denis Skura dhe Erlin Zeraliu”.

Solistët, orkestra dhe kori i TKOB, Trupa e Baletit dhe artistë të ftuar të muzikës pop të cilët do të ngjiten në një skenë gjigante së bashku do të festojnë me të gjithë publikun shqiptar faktin, që së shpejti Teatri i Operas dhe Baletit i rikonstruktuar do të hapë dyert e tij.

https://ata.gov.al/2019/09/10/tkob-hap-sezonin-e-ri-me-dy-koncerte-gala-ne-sheshin-skenderbej/