Shtypi
22 Tetor 2019 – Top Channel – Balerinët e Preilocaj, zgjidhen për t’u bërë pjesë e “Masterclass”
Rovena, Elda, Lori dhe Fiori do të udhëtojnë së shpejti në Francë, për tek Balet Preliocaj. http://top-channel.tv/video/balerinet-e-preilocaj-zgjidhen-per-tu-bere-pjese-e-masterclass/
22 Tetor 2019 – Gazeta Sot – Ansambli Popullor, vazhdon turin me koncerte jashtë vendit
Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, koncerti vazhdoi në Itali e në vazhdim me Kroacinë e kudo, ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare. Ansambli i Këngëve e Valleve […]
20 Tetor 2019 – ATSH – Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore
Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi dje koncertin i cili solli traditën, muzikën dhe veshjet tona popullore në Otranto, Itali. Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare. Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet […]
16 Tetor 2019 – A2 News – Ansambli shkon në Itali, këngët e vallet e jugut rrugëtojnë drejt Otrantos
Kështu do të jehojë muzika shqiptare në Itali. Valltarët dhe instrumentistët e teatrit të ansamblit më të madh shqiptar janë drejt përgatitjeve të fundit për këtë event që shqiptarët përtej brigjeve presin të duartrokasin. Tre netët tradicionale shqiptare që do të jehojnë në vendin e quajtur Otranto, nuk do të përcjellin vetëm muzikën dhe vallet, […]
15 Tetor 2019 – Gazeta Shqiptare – Rikthehen në skenë “Romancat shqiptare”
TKOB angazhohet të risjellë nën dritën e duhur disa nga autorët shqiptarë. Romancat, një zhanër i freskët, i cili sjell meloditë te publiku sikur të ishte një festival i muzikës së lehtë, përsa i përket lehtësisë për t’u perceptuar. Shumë prej tyre janë punë të bëra për “Dekadat e Majit” dhe nuk pasur mundësinë ndër […]
16 Tetor 2019 – Gazeta Sot – “Romancat shqiptare”, me zërin e sopranos Shpresa Beka dhe baritonit Ylber Gjini
Koncerti “Romancat shqiptare” solli për publikun krijimet më të bukura, të disa prej autorëve të njohur shqiptarë. Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar për publikun ato u interpretuan nga sopranoja Shpresa Beka dhe baritoni Ylber Gjini, në piano Lindita Kotorrri. Koncerti përmbante krijime nga kompozitorët Tonin Harapi, Preng Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tish Daija, […]
16.10.2019 – ATA.GOV.AL – “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit Bylis për artdashësit fierak
TIRANË, 16 tetor /ATSH/ – Opereta “Lakuriqi i natës” është shfaqur për artdashësit fierak në festën e çlirimit të këtij qyteti. Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në skenën e teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e […]
16.10.2019 – RTSH.AL – Opereta “Lakuriqi i Natës”, TKOB e vë në skenën e tetarit “Bylis” në Fier
Produksioni më i madh i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, opereta “Lakuriqi i Natës”, një veprave ikonë të Straussit dhe muzikës klasike është ngjitur të martën në skenën e teatrit “Bylis” të Fierit. 16 solistë, artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare, dhe artistë të TKOB krijuan një atmosferë emocionuese permes operas, baletit dhe teatrit skenik.(efekt). […]
16.10.2019 – KOHA JONE – “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit “Bylis”
Opereta “Lakuriqi i natës”është shfaqur per artedashesit fierak ne festen e clirimit te ketij qyteti Opereta “Lakuriqi i natës”është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në Skenën e Teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e çlirimit të Fierit. TKOB mblodhi një kastë […]
13 Tetor 2019 – Sot.Com.AL – Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit me operetën “Die Fledermaus” në Fier
Opereta “Die Fledermaus” vjen për publikun në teatrin “Bylis” në qytetin e Fierit. Teatri i Operës dhe Baletit e nis me qytetin e Fierit sezonin e ri artistik të ciklit “Opera on tour”. Në teatrin “Bylis” do të ngjitet për dy mbrëmje në datat 15 dhe 16 tetor, opereta e shkruar nga Johann Strauss. “Lakuriqi […]

