Skena e teatrit të Korçës u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss.
Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në teatrin e Korçës, me një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale të artistëve.Artistët profesionistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit interpretuan me mjeshtëri veprën e një prej kolosëve të muzikës botërore. Orkestra simfonike në drejtimin e dirigjentes Deniola Kuraja, dhe interpretimi i solistëve Eva Golemi, Armando Kllogjeri dhe Vikena Kamenica për rreth 3 orë me radhë dhuruan shumë emocione për artëdashësit korçarë. Në operetën me 3 akte, një rol të rëndësishëm luajti trupa e baletit me solist balerinin Gerti Vaso.
https://www.kohajone.com/2019/11/02/opereta-lakuriqi-i-nates-ngjitet-ne-skenen-e-teatrit-te-korces/