Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit të njohur, Feim Ibrahimi ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re”, për të folur rreth Koncertit “Feim Ibrahimi- Rrjedh në Këngë e Ligjërime” që zhvillohet në datën 21 Nëntor në Qendrën Kultuore Katedralja Ortodhokse. Ky koncert, tha Etrita, do të vijë nën dirigjimin e të madhit Ermir Krantja. Do të këndojnë solistet e TKOB, këngëtarë të ftuar si Kejsi Tola dhe interpretim si aktori Bruno Shllaku. Ky koncert mbahet në nderim të krijimeve të Feim Ibrahimit, por vecanërisht të muzikës së krijuar nga ai të filmave që përbëjnë kujtesën e një brezi të tërë, me filma si Pylli i Lirisë, Ballë për Ballë.

https://www.oranews.tv/emisionet/dite-e-re/etrita-ibrahimi-rrjedh-ne-kenge-e-ligjerime-nje-koncert-feim-ibrahimin