“Rrjedh në këngë e ligjërime”, një koncert kushtuar kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të shfaqet këtë të enjte në kryeqytet. Opera-histori i është dedikuar kompozitorit që tronditi tabutë e realizmit socialist. Koncerti për Feim Ibrahimin “Rrjedh në këngë e ligjërime” sjell të plotë figurën e kompozitorit të shquar. Opera histori kësaj here i është dedikuar kompozitorit që tronditi tabutë e realizmit socialist, Feim Ibrahimi. Bashkëshortja Vera, plot emocion në prag të koncertit shpreh dhe ëndrrën e pamundur. Drejtoresha Zana Çela nënvizon meritat e këtij kompozitori në larminë e zhanreve që ai ka krijuar. Dirigjenti Ermir Krantja I cili në 25 vite ka realizuar 5 koncerte me krijmtarine e tij,këtë e cilëson më të plotin. Vikena Kamenica do të risjellë xhaketën e kuqe edhe në shenjë vazhdimësie nga kompozitori tek e bija pianistja Etrita Ibrahimi. Vepra e Feim Ibrahimit, i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri tek veprat skenike dhe elektroakustike. Në nder të një prej mjeshtrave më të mëdhenj të muzikës shqiptare TKOB organizoi koncertin Feim Ibrahimi – “Rrjedh në këngë e ligjërime” mbrëmjen e së enjtes në katedralen Ortodokse. /abcnews.al
Published on 20 11 2019