Shtypi
8 prill 2021 – Gazeta Sot: TKOBAP: Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor kujtoi në ditën e lindjes këngëtaren Vaçe Zela, “Legjendën e këngës shqiptare”. TKOBAP shprehej të mërkurën se Vaçe Zela është një ikonë e këngës shqiptare. “Kujtojmë në ditën e lindjes (7 prill 1939), ikonën e këngës shqiptare Vaçe Zelën, që me zërin e saj mahnitës e të […]
6 prill 2021 – Gazeta Sot: “Ta dish”, me krijimet më të bukura të muzikës shqiptare interpretuar nga baritoni Gëzim Myshketa
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit prezanton këtë mbrëmje një nga produksionet më të bukura. Koncerti vokal instrumental me titull “Ta dish” vjen këtë mbrëmje online për publikun, që mund ta ndjekë në rrjetet sociale. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se në këtë koncert interpreton dhe baritoni i njohur Gëzim Myshketa. “”Ta dish”, […]
24 mars 2021 – Gazeta Sot: TKOB me “Il Maestro di Cappella”, për nxënësit e shkollave
“Il Maestro di Cappella” u shfaq për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e prezantoi në ditët e muajit mars veprën “Il Maestro di Cappella”. Një vepër kjo e përzgjedhur për formën dhe fabulën atraktive të saj, për t’u kuptuar dhe përthithur lehtësisht nga […]
17 mars 2021 – Gazeta Sot: “Një ballo me maska” e Verdit në formë koncertale, me solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit
Vepra “Një ballo me maska” shkruar nga Giuseppe Verdi erdhi në formë koncertale me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo vepër erdhi pas një pune disa mujore të trupave artistike dhe një trajnimi dy-javor të dirigjentit Sebastiano Rrolli me solistët kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. TKOB më herët shprehej […]
13 mars 2021 – Gazeta Sot: “Gjithë lulet e pranverës për ty”, një tjetër koncert premierë i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore
“Gjithë lulet e pranverës për ty” është një tjetër koncert premierë i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Teatri Kombëtar i Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor shkruan se vjen një koncert tepër i veçantë dedikuar gruas, me krijimet me të bukura të folklorit tonë popullor. Një produksion i ri i Ansamblit Popullor, solist tenori […]
12 mars 2021 – Gazeta Sot: Pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit Gioachino Rossini, në koncertin koral “Mbrëmje Rosiniane”
“Mbrëmje Rosiniane” titullohej koncerti koral me pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit shumëdimensional, Gioachino Rossini-t. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvilluan një koncert me pjesë nga krijimtaria e kompozitorit të njohur në vijim të sezonit artistik, që po zhvillohet online prej disa kohësh. Me një program të pasur muzikor edh ky […]
1 mars 2021 – ABC news: Shuhet i madhi Agim Krajka
Kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka është shuar në moshën 83-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur” shkruan Ulis Krajka. Agim Krajka u lind në Kavajë më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai […]
1 mars 2021- Gazeta Panorama: Ndahet nga jeta kompozitori i njohur i muzikës shqiptare, Agim Krajka
Kompozitori i njohur Agim Krajka është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin e bën të ditur i biri i tij, i cili ka ndarë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të njeriut që i dha shumë muzikës shqiptare. “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”, shkruan i biri, […]
1 mars 2021- Ballkan web: Muzika në zi! Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka
Një lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për muzikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka, i cili shkruan: “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”. Agim Krajka u lind në Kavajë, më […]
2 mars – Emisioni i Rudinës: Muzika ne zi/ Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka.
Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan kanë qenë këngëtarja e njohur Irma Libohova, Vikena Kamenica dhe aktori i njohur Bujar Kapexhiu, të cilët kanë folur për humbjen e dhimbshme të komozitorit Agim Krajka nga Covid-19 në moshën 83-vjeçare. Irma ka treguar se ai prej disa ditësh ishte me temperaturë 39 dhe pasi shkoi në […]
1 mars 2021- ABC News: 1.8 mln lekë për logo të kopjuar? Çela: U ble një set me mbi 20 elementë, çështja në gjykatë
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit u përball me një lumë kritikash pasi shpenzoi rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij të re, për të cilën ka zëra që thonë se është e plagjiaturë. Drejtuesja e këtij institucioni Zana Çela, në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC tregoi hapat […]
15 shkurt 2021 – Top Channel Rikthimi i balerinit/ Igli Mezini po trajnon balerinët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Igli Mezini, balerini bashkëkohor ka vizituar Shqipërinë për një trajnim me balerinët Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Aktualisht ai po punon pranë teatrit të Lucerne, duke qenë solist aty. Sigurisht një arritje e madhe për një balerin shqiptar që fillimet I ka pasur në shkollën tonë të baletit, por që zhvillimet i ka marrë […]