Javën e ardhshme pritet të hapë dyert Teatri i Operas dhe Baletit, mjediset e së cilit kërkuan rreth 5 vite kohë për t’u rikonstruktuar.

Sezoni i ri artistik, që përkon me 65 vjetorin e Teatrit të Operas dhe Baletit, do t’i gjejë artistët me hapësira dhe skena të reja.

Përurimi i mjediseve të rikonstruktuara parashikohet të bëhet më 15 shtator. Drejtuesit artistikë kanë parashikuar që në skenë të ngjiten yjet operistike si Placido Domingo apo dhe Ermonela Jaho.

Pas shfaqjeve gala, në kalendarin artistik të Tetarit të Operas dhe Baletit janë planifikuar dhe të tjera aktivitete që do të ngjisnin në skenë emrat e angazhuar në këtë fushë.

https://euronews.al/al/vendi/sociale/2021/09/07/hapet-teatri-i-operas-dhe-baletit-shfaqjet-artistike-tashme-ne-mjediset-e-reja/