“Placido Domingo do të vijë në Shqipëri në një koncert madhështor të mbajtur më 15 shtator që përkon njëkohësisht edhe me inagurimin e ambienteve të reja të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Së bashku me të do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Koncertet do të pasojnë të gjithë javën”. Pas 5 vite mbyllje, duke filluar nga data 15-të shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese nën sloganin “Rikonstruksioni – Hapja e TKOB”, teatri do të hapet për publikun nëpërmjet shtatë shfaqjeve premierë.

https://top-channel.tv/video/top-channel-placido-domingo-ne-shqiperi-koncert-ne-diten-e-perurimit-te-teatrit-kombetar/