Njoftime
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN KORRIK 2025
TKOBAP ju fton në një verë plot art, emocione dhe udhëtime muzikore! Nga skena e TKOBAP-së në një rrugëtim artistik në qytete si Berat, Durrës, Gjirokastër, Ulqin, Tetovë e Gjenevë, korriku sjell një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt verës shqiptare! Balet nën yje, muzikë dhome që përqafohet me tingujt e verës, […]
Masterclass me pianistin virtuoz Giovanni Bertolazzi!
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpret një tjetër emër të jashtëzakonshëm të skenës ndërkombëtare, pianistin italian Giovanni Bertolazzi! 7 Qershor Ora 11:00 Një masterclass që i dedikohet studentëve të pianos dhe të gjithë atyre që duan të thellojnë interpretimin dhe ndjeshmërinë artistike përmes mësimeve të një pianisti që emocionon në çdo notë. […]
Masterclass ekskluziv me kompozitorin Salvatore Frega!
Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mbështetjes ndaj brezit të ri artistik, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton në një masterclass të veçantë me kompozitorin arbëresh, Salvatore Frega, një nga kompozitorët më origjinalë të muzikës bashkëkohore. Holli Koncertor 6 Qershor Ora 11:00Një mundësi e çmuar për studentët e kompozicionit dhe dirigjimit, si edhe për […]
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN QERSHOR 2025
Kalendari Artistik për muajin qershor vjen kaq freskët, me premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun që sjellin emocione të forta në çdo natë të skenës sonë! Shfletoni kalendarin dhe zbuloni një nga një të gjitha surprizat që ky muaj sjell në TKOBAP! Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: Kalendari Artistik_Qershor 2025
NJOFTIM – TKOBAP shpall pozicionin e lirë të punës “Përgjegjës” i Sektorit të Financës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
TKOBAP shpall pozicionin e lirë të punës “Përgjegjës” i Sektorit të Financës pranë Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse Për të lexuar të plotë njoftimin klikoni: Pergjegjes i Sektorit te Finances
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN MAJ 2025
Kalendari Artistik i muajit Maj sjell aromën e pranverës në çdo cep të Tempullit të Artit Shqiptar dhe përtej tij përmes notave muzikore që udhëtojnë në pentagramin e emocioneve. “Sofra Tironse” udhëton drejt Athinës, pjesë e projektit CulturAlb, një nismë nga MEKI për të promovuar kulturën shqiptare në botë. Skena do të dridhet nga tingujt […]
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN MARS 2025
Muzika është pranvera e shpirtit që lulëzon në çdo notë. E me nota pranverore hapi siparin edhe muaji mars në TKOBAP, duke sjellë emocione të reja me J’adore Chopin—konkursin e parë ndërkombëtar për artistët e rinj—dhe një koncert simfonik premierë absolute me vepra shqiptare dhe kryevepra të huaja. Ansambli Popullor, pas kthimit nga ITB Berlin, […]
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN SHKURT 2025
Dashuria është muzikë, dhe në shkurt ajo tingëllon më fuqishëm. Kalendari Artistik i këtij muaji sjell në Teatrin e Përjetimeve, veprën e pavdekshme të Verdit, “AIDA”, me një produksion të jashtëzakonshëm nga Franco Zeffirelli. Një koncert premierë në përkujtim të “Valltarit Fluturues- Rexhep Çeliku, Nderit të Kombit” Shqiptar, do të sjellë pafund emocione nga Ansambli […]
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN DHJETOR 2024
Dhjetori magjik i festave ka mbërritur dhe bashkë me të edhe një kalendar artistik i mbushur me shfaqje dhe koncerte për çdo artdashës. Çelim siparin e muajit dhjetor me operën “Lucia di Lammermoor” Dashuri, vrasje dhe çmenduri – kryevepra e Donizettit rikthehet në skenën e TKOB me një produksion tërësisht të ri. “Arrëthyesi” udhëton përtej […]
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN NËNTOR 2024
Nëntori i krenarisë kombëtare dhe 80-vjetorit të çlirimit bashkon të gjithë shqiptarët në TKOB, nga arbëreshët deri te diaspora jonë në mbarë botën! Kalendari artistik i nëntorit sjell në Teatrin e Përjetimeve, pas 13 vitesh mungesë, tenorin e shquar shqiptar të mirënjohur në skenat më të mëdha botërore për interpretimet e tij fantastike, Saimir Pirgu, […]
NJOFTIM – TKOBAP shpall audicionin e brendshëm për pozicionin e lirë të punës “Solist i Tretë Lirik (tenor)” pranë Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë
TKOBAP shpall audicionin e brendshëm për pozicionin e lirë të punës “Solist i Tretë Lirik (tenor)” pranë Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë Për të lexuar të plotë njoftimin klikoni: Njoftim tenor Shtyhet Audicioni , për të lexuar njoftimin e plotë klikoni : Tenor i trete shtyrje
KALENDARI ARTISTIK PËR MUAJIN TETOR 2024
Çdo ditë shfaqje për të gjithë në TKOB! Me kalendarin artistik të tetorit, TKOB i bashkohet muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Vazhdojmë me Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit në zemër të Tiranës, duke sjellë premiera botërore dhe balete që nuk i keni parë asnjëherë më parë në skenën shqiptare. Artdashësit e vegjël do të […]

