Pas suksesit të masterclass-it të zhvilluar një muaj më parë, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor rikthen edhe një herë, një tjetër eksperiencë artistike dhe profesionale për artistët e rinj të cilët duan të zhvillojnë më tej talentin dhe aftësitë e tyre.
Masterclass-i vokal do të zhvillohet në datat 11 dhe 12 maj, me pjesëmarrjen e dirigjentit të mirënjohur italian, Andrea Solinas, duke sjellë një mundësi të veçantë për këngëtarët lirikë që të punojnë nga afër me një artist të skenave ndërkombëtare.
Kriteret e pjesëmarrjes:
Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18–40 vjeç dhe pjesëmarrja është plotësisht falas.
Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën:
sekretaria@tkob.gov.al
Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten:
• CV artistike, që përfshin formimin arsimor dhe përvojën muzikore
• Lista me jo më shumë se 2 arie që do të interpretohen
Afati i aplikimit: E premte, datë 8 maj.

