Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një masterclass-i vokal për artistët e rinj, që do të zhvillohet më datat 16 dhe 17 shkurt, me pjesëmarrjen e dy baritonëve të shquar të skenës operistike, Davide Luciano dhe Gëzim Myshketa.

Ky masterclass synon zhvillimin profesional të këngëtarëve të rinj lirikë, duke ofruar një mundësi të rrallë për të punuar drejtpërdrejt me artistë të nivelit ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18–40 vjeç dhe pjesëmarrja është krejtësisht falas.

Orari i Masterclass-it:

• 10:00 – 13:00
• 14:00 – 18:00

Aplikimi

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën:
sekretaria@tkob.gov.al, duke bashkëngjitur:
• CV artistike, që përfshin formimin edukativ dhe eksperiencën muzikore.
• Listën me jo më shumë se 2–3 arie që do të interpretojnë.

Afati i aplikimit: deri më datë 10 shkurt 2026

Aplikimet do të shqyrtohen nga organizatorët dhe kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 15 shkurt 2026.

Ju mirëpresim!