Dashuria merr zë në skenën e TKOBAP-së.
Kalendari artistik i muajit shkurt hap siparin me operën fort të dashur të Gaetano Donizetti-t, L’Elisir d’Amore, e cila rikthehet në skenë si një produksion krejtësisht i ri.
Me humor, emocione dhe muzikën e paharrueshme të Donizetti-t, katër mbrëmje të paharrueshme vijnë me interpretimin e artistëve të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, si Enkeleda Kamani, Gëzim Myshketa, Davide Luciano, Nina Muho, Artur Vera, etj., duke vendosur emocionin e dashurisë në zemër të kryeqytetit.
Muaji vijon me koncertin e muzikës së dhomës “LUM”, një mbrëmje intime me Hersi Matmuja (vokal) dhe Jacopo Conoci (violonçel).
Pjesë e rëndësishme e misionit të TKOBAP-së është edhe zhvillimi i brezit të ri. Në këtë kuadër, gjatë datave 16 dhe 17 shkurt organizohet një masterclass vokal me dy baritonë të mirënjohur ndërkombëtarisht, Gëzim Myshketa dhe Davide Luciano, duke ofruar një hapësirë formimi dhe shkëmbimi artistik.
Energjia dhe zëri i brezit të ri vijnë në skenë përmes koncertit simfonik Brezi i Lirisë, nga “Orkestra e të Rinjve Amadeus” një përjetim muzikor që bashkon pasionin rinor me fuqinë e interpretimit.
Magjia e Disney-t sjell kolonat zanore më të dashura të filmave vizatimorë, në një koncert vokal-simfonik të dedikuar për të gjithë, ku muzika dhe imagjinata krijojnë një atmosferë plot ëndrra nën dirigjimin e maestro Diego Bassi.
Opera L’Elisir d’Amore rikthehet në versionin për fëmijë dhe familje, duke e bërë këtë vepër fort të dashur edhe për miqtë tanë të vegjël.
02Kalendari përmbyllet me premierën etno-muzikore të Ansamblit Popullor, “Mrekullitë e Arbërisë”, një udhëtim artistik drejt rrënjëve dhe identitetit tonë kulturor.
TKOBAP ju fton të bëheni pjesë e një muaji emocionesh, ku arti, muzika dhe dashuria takohen çdo mbrëmje në skenë.
Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: