Shtypi

26Shk/2019
25 SHKURT 2019 – ABC NEWS – Për dy orë shkodranët ndoqën në sallen e teatrit “Migjeni” kompozimet e të madhit Agim Krajka. Vetë kompozitori përmes një mesazhi u ka kërkuar të rinjve të shkollohen.

Teatri “Migjeni” në Shkodër ishte i mbushur si asnjëherë tjetër. Perlat e maestro Agim Krajkës kompozuar për mbi 50 vite, tashmë janë hite për gjenerata të tëra. Një koncert madhështor i titulluar “Të gjithë e duan Agim Krajkën”. Një bashkëpunim mes Teatrit të Operas dhe Baletit, Asamblit të Këngëve dhe Valleve dhe teatrit “Migjeni”. Për […]

26Shk/2019
25 SHKURT 2019 – GAZETA 55 – “Të gjithë e duan Krajkën”, në Shkodër. Kompozitori kritikon artistët e rinj

Emocione të forta për aktorët dhe publikun mbizotëruan të dielën në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Rreth 70 artistë sollën interpretime të ndryshme nga krijimtaria e muzikantit të madh, Agim Krajka. Për rreth 2 orë, as mungesa e ngrohjes në teatër nuk e pengoi spektatorin që të mbushë sallën me duartrokitje. Krajka erdhi me […]

25Shk/2019
22 SHKURT 2019 – Top Channel – “Të gjithë e duan Krajkën”. Shfaqja në teatrin “Migjeni”, kushtuar kompozitorit

Teatri “Migjeni” në Shkodër këtë vit celebron 70-vjetorin e krijimit të tij.Siparin e aktiviteteve, teatri e çel me një “grand gala” me titull “Të gjithë e duan Krajkën” Agim Krajka ka vetëm mirënjohje për çdo nderim që po i bëhet atij. Shkodrën, Krajka e personifikon si histori në vete. Mbrëmjen e së dielës pritet që […]

25Shk/2019
23 SHKURT 2019 – Gazeta Sot – “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, nesër në skenën e Shkodrës

Koncerti “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, kushtuar një prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe Ansambli Popullor nesër në mbrëmje do të zhvilloher në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. “Të gjithë e duan Agim Krajkën”, me krijimtarinë më të bukur […]

25Shk/2019
22 SHKURT 2019 – RTSH – Shkodër, Mbrëmje gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”

Teatri “Migjeni” në Shkodër, këtë vit celebron 70 vjetorin e krijimit të tij. Siparin e aktiviteteve, teatri e çel me një grand gala, “Të gjithë e duan Krajkën”. I madhi Agim Krajka ka vetëm mirënjohje për çdo nderim që po i bëhet atij. Shkodrën, Krajka e personifikon si histori në vete. Mbrëmjen e së dielës, […]

25Shk/2019
22 SHKURT 2019 – STAR PLUS – SHKODËR, “TË GJITHË E DUAN AGIM KRAJKËN”

“Të gjithë e duan Agim Krajkën” do të jetë mbrëmja e cila do të hapë siparin e shfaqjeve për këtë vit në teatrin “Migjeni” që vjen si një bashkëpunim me teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në një konferencë për shtyp kompozitori Agim Krajka falenderon për këtë vlerësim që po i bëhet në Shkodër Drejtorja […]

12Shk/2019
12 Shkurt 2019 – Gazeta Sot – TOB: “Dhoma 12” ktheu skenën në arenën e artit të vërtetë

Baletit “Dhoma 12” erdhi premierë për publikun te “arTurbina”. Premiera e parë e këtij sezoni është realizuar nga dy koreografët Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani. Kjo vepër sipas TOB erdhi në skenë për të mbështetur akoma dhe më shumë krijuesit shqiptarë, të cilët kanë realizuar një vepër të zhanrit kontemporan. Për TOB “Dhoma 12” me […]

11Shk/2019
11 Shkurt 2019 – Konica.al  – ‘’Dhoma 12’’, baleti erdhi magjiplotë në arTurbina

Jeta është e përbërë nga 12 dhoma, dhe rrugëtimi i jetës fillon nga dhoma e parë tek e fundit, rrugës nuk kujtojmë nga dhoma në dhomë, por kur shkojmë në dhomën e 12, asnjë moment nuk mbahet mend nga dhoma e parë, dhe kështu cikli rrethrrotullohet, si dikur i pari i Nazaritit thoshte ‘’i para […]

11Shk/2019
11 Shkurt 2019 – Gazeta Shekulli –  “Dhoma 12”, kur baleti të mëson si të mposhtësh frikën

“Dhoma 12” mbërtheu për tri net rresht vëmendjen e publikut tek “ArTurbina”. Kjo shfaqje riktheu koreografët Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani pas 10 vitesh si autorë në teatër. Subjekti gjen frymëzim në historinë e gjeniut të muzikës italiane, Ezio Bossi, që pas invaliditetit gjeti forcën t’i mësojë botës përmes muzikës, se si të ringrihen pas […]

11Shk/2019
10 Shkurt 2019 – Top Channel – Premiera e “Dhoma 12” në TKOB, mirëpritet nga spektatorët e shumtë

E gjithë shfaqja është e ndërtuar në 15 personazhe kryesorë, të cilët janë edhe solistët e veprës. Në qendër është individi rreth të cilit rrotullohet gjithçka, jeta, historitë, hyrjet dhe daljet në dhomat e jetës dhe ndalesa, ose harresa. Në 12 dhoma luhen 12 ngjarje, emocione, ndjesi, kujtesa apo disfata. Kjo vepër e zhanrit kontemporan […]

11Shk/2019
9 Shkurt – 2019 A2 CNN – 12 Dhoma për një jetë

12 dhoma na rrëfejnë 12 gjendje në të cilat rrugëton një njeri e që lufton çdo ditë për të dalë fitimtar në betejën e tij është edhe sfida e parë që balerinët e teatrit të Operas dhe Baletit sjellin për publikun këtë vit. Lëvizjet e një baleti modern, një skenografi e pasur me elementët e […]

11Shk/2019
8 Shkurt 2019 – Report TV- Baleti “Dhoma 12” tek ArTurbina, koreografët: Shfaqja ka në qendër njeriun

Jeta është e përbërë nga 12 dhoma. Janë këto të 12 –ta ku do të lemë diçka nga vetja, të cilat do të mbahen mend nga të tjerët. 12-të janë dhomat që do të na bëjnë të kujtohemi, pasi të kalojmë të fundit! Asnjë nuk e mban mend dhomën e parë, sepse, kur lindim nuk […]