Shtypi

04Tet/2019
1 Tetor 2019 – Voal.Ch – Balerina e njohur Edlira Athanas jep lajmin e hidhur për largimin nga kjo botë të babait të saj, këngëtarit të njohur lirik Gjoni Athanas

Eshtë shuar sot në moshën 94 vjeçare në SHBA një nga yjet e muzikës lirike shqiptare, këngëtari i njohur Gjoni Athanas. Gjoni Athanas i martuar me balerinën e njohur Sekine Sharofi dhe babai i balerinës të talentuar Edlira Athanas që e lajmëron me dhimbje këtë humbje të madhe për Familjen dhe Artin shqiptar. Ja si […]

04Tet/2019
2 Tetor 2019 – Gazeta shqiptare – “Guglielmo Tell” me Gëzim Myshketa dhe Marigona Qerkezi, në teatrot e Italisë

“Mund të themi që mund të shkoni të flini të qetë dhe shumë të kënaqur”, shkruan prestigjiozja italiane “Corriere della Sera”, në mbyllje të premierës së “Guglielmo Tell” në Teatrin e Komos në Itali, siç shënon Teatri i Operës. Veçanërisht Gëzim Myshketa, që interpretoi me shumë fisnikëri personazhin kryesor, Guglielmo. Baritoni përcolli emocione të forta. […]

30Sht/2019
28 Shtator 2019 – ABCNewsAlbania – Merita Halili perlotet nga mikpritja e spektatorit ne Pallatin e Kongreseve

Recitali i Merita Halilit “Lule t’bukra ka Tirona” çel stinën koncertore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Këngëtarja në këtë koncert u shfaq tejet e emocionuar pasi me këtë ansambël nisi karrierën e saj dhe mikpritja e spektatorit e përloti këngëtaren. Me imazhet simbol të trashëgimisë së Tiranës, nis koncerti recital i Merita Halilit […]

30Sht/2019
28 Shtator 2019 – Ka munguar prej kohësh në tregun muzikor, Merita Halili tregon ARSYEN

Këtë të premte në emisionin e pasdites në Radiotelevizionin Shqiptar, “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, ishte i ftuar bilbili i muzikës shqiptare, Merita Halili. Brenda skenës së madhe të Pallatit të Kongreseve, ku për dy netë rresht ajo do të mbajë recitalin e saj të parë prej 20 vitesh, Merita i është përgjigjur disa […]

27Sht/2019
26 shtator 2019 – Rudina – “Lule t`bukra ka Tirona”, koncert nga bilbili i muzikes, Merita Halili!

Ajo është një nga emrat më të dashur të muzikës popullore qytetare dhe një zë i bukur i Shqipërisë së mesme. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren e mirënjohur Merita Halili,e cila do të rikthehet me këngë në Tiranë, pas më shumë se 20 vjetësh. Ajo do të japë një koncert recital të sajin, titulluar sipas […]

24Sht/2019
24 shtator 2019 – Gazeta Sot – Shtator-Dhjetor 176 aktivitete nga artistët e TOB dhe Ansambli Popullor, Merita Halili koncert në Pallatin e Kongreseve

Sezoni artistik shtator-dhjetor i këtij viti për TKOBAP përmban 176 aktivitete. Nuk mungojnë premierat e ndryshme, që janë me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe Ansamblit Popullor. Në 4 muaj kalendar artistik me 176 aktivitete, 14 janë premiera. Në sezonin artistik, 11 premiera janë të trupave artistike orkestër, kor, solistë, 1 premierë […]

24Sht/2019
23 shtator 2019 – RTSH – Merita Halili koncert në Tiranë

Rikthehet në Tiranë Merita Halili, në një koncert recital si premierë në datat 27 dhe 28 shtator në Pallatin e Kongreseve, duke çelur kësisoj edhe stinën koncertore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Pikërisht me ansamblin ku ajo nisi karrierën e saj. Pas 30 vitesh mungesë. Por nuk është rikthyer e vetme. Nga Amerika […]

24Sht/2019
23 shtator 2019 – Report TV- Sezoni artistik në TKOB/Zana Çela: Prioritet, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela, prezantoi kalendarin artistik përgjatë muajve shtator-dhjetor. Ajo rrëfen se nëse gjatë sezonit që lamë pas (janar-korrik 2019) në qendër të vëmendjes ishte opera, në këtë sezon të ri prioritet do të jetë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore me dy premiera; “Lule të bukura ka […]

24Sht/2019
23 shtator 2019 – ABC News – Rikthehet në ansambël pas 20 vitesh Merita Halili

Merita Halili rikthehet pas 20 vitesh me koncert recital së bashku me Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve popullore.  Këngëtarja në një intervistë për ABC News rrëfen detajet e koncertit “Lule t’bukura ka Tirona” dhe emocionet e rikthimit mes miqve të Ansamblit . Mes artistëve ku e nisi bilbili i Shqipërisë së Mesme, Merita Halili […]