“Mund të themi që mund të shkoni të flini të qetë dhe shumë të kënaqur”, shkruan prestigjiozja italiane “Corriere della Sera”, në mbyllje të premierës së “Guglielmo Tell” në Teatrin e Komos në Itali, siç shënon Teatri i Operës.
Veçanërisht Gëzim Myshketa, që interpretoi me shumë fisnikëri personazhin kryesor, Guglielmo. Baritoni përcolli emocione të forta. Faleminderit… mbyll komentin e saj për interpretimin e baritonit shqiptar në premierën hapëse të kalendarit artistik 2019/20, në Teatrin e Komos.
Përveç Gëzim Myshketës, në rolin e “Guglielmo Tell” të Gioachino Rossini, interpretonte edhe sopranoja Marigona Qerkezi, në rolin e Matilde. Në premierë për të ndjekur suksesin e dy artistëve shqiptarë, Myshketa dhe Qerkezi ishte edhe drejtorja e përgjithshme e TKOBAP, Zana Çela.
Pas “Teatrit të Comos”, “Guglielmo Tell” me Gëzim Myshketa dhe Marigona Qerkezi do të ngjitet në skenat e shumë teatrove të tjerë të Italisë.