Eshtë shuar sot në moshën 94 vjeçare në SHBA një nga yjet e muzikës lirike shqiptare, këngëtari i njohur Gjoni Athanas.

Gjoni Athanas i martuar me balerinën e njohur Sekine Sharofi dhe babai i balerinës të talentuar Edlira Athanas që e lajmëron me dhimbje këtë humbje të madhe për Familjen dhe Artin shqiptar.

Ja si shkruan Edlira Athanas në rrjetin social:

 

“Unë e humba babanë sot.

Ai ishte një ikonë dhe një simbol i përsosmërisë.

Por për mua ai ishte babai im, një baba argëtues, i dashur, i përkushtuar që shihte çdo gjë përmes lenteve me ngjyra të ndritshme.

Unë fillova të kem mall për ty, kur duke të mbajtur dorën mbrëmë, dora ishte ende e ngrohtë dhe pastaj nuk ishte më…

Nuk e di ku shkove, ndoshta në një vend më të mirë … por gjithçka që di tani është se ti nuk je më dhe mua ky fakt më bën të ndihem keq…

https://www.voal.ch/balerina-e-njohur-edlira-athanas-lajmeron-largimin-nga-kjo-bote-te-babait-te-saj-kengetarit-te-njohur-lirik-gjoni-athanas/