Shtypi
3 Nentor – 2018 KONICA – Rishfaqet ‘’Zhizel’’ në arTurbina për nder të Agron Aliaj
Në nder të ‘’Mjeshtrtit të Madh’’, koreografit Agron Aliaj dhe të 85 vjetorit të tij rikthehet pas disa vitesh Baleti “Zhizel”, ku në forcën e saj ka forcën e dashurisë. Ajo do të trasmetohet në datën 9, 10, 11 nëntor në Teatri Kombëtar i Baletit arTurbina. “Zhizel” është vënë në skenën shqiptare, për herë të […]
30 Tetor 2018 – Sot News – “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” rikthen në skenën shqiptare artistin Ali Pengili
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shfaq nesër në mbrëmje koncertin “Mozart dhe bashkëkohësit e tij”, i cili bën bashkë ekselencën shqiptare në botë, virtuozët e skenës shqiptare dhe eksperiencën e huaj. Ky koncert organizohet nga TOB në kuadër të kolonës “Ekselenca shqiptare në botë”, e cila në dy vitet e fundit ka sjellë në […]
31 Tetor 2018 – ATSH – “Mozart dhe bashkëkohësit e tij”, koncert magjik virtuozësh shqiptarë
U zhvillua sonte në mbrëmje koncerti sinfonik “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” në qendrën kulturore të Katedrales Orthodhokse në Tiranë. Orkestra profesioniste e TKOB, e dirigjuar nga francezi Martin Lebel, dhuroi magji sot për publikun kryeqytetas.Ekselenca shqiptare në botë, e përfaqësuar në këtë koncert nga Ali Pengili, niveli i lartë dhe virtuoziteti i solistëve instrumentistë […]
30 Tetor – 2018 RTV KLAN – Ali Pengili sjell “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” në Tiranë
Ka prekur skenat më të mëdha ndërkombëtare, por ftesa për të performuar para publikut shqiptar i jep një ndjesi të veçantë. Ali Pengili, përfaqësuesi i ekselencës shqiptare në botë, bashkë me artistët më të mirë të skenës tonë, rikthehet pas 4 vitesh me një vepër te Mozart dhe një bashkëkohësi të tij. “Ishte rasti që […]
29 Tetor 2018 – Top Channel Albania – Mozart” mbledh instrumentistët shqiptarë më të njohur në botë
Mozart dhe bashkëkohësit e tij bën bashkë në një koncert ekselencën shqiptare në botë përzierë kjo me eksperiencën e huaj në 31 tetor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse këtu në Tiranë. Koncerti i organizuar nga TKOB sjell në Shqipëri Ali Pengilin, oboisti, që ka interpretuar në orkestrat e Kinës, Evropë e sot në Francë. […]
29 Tetor 2018 – ABC NEWS – “Mozart dhe bashkekohesit e tij” bashkon ekselencën shqiptare
Vjen në Tiranë instrumentisti shqiptar i njohur ndërkombëatrisht Ali Pengili. Oboisti do të interpretojë ne koncertin “Mozart dhe bashkëkohësit e tij” shoqëruar nga orkestra e TKOB, e cila drejtohet nga francezi Martin Lebel. Koncerti “Mozarti dhe bashkëkohësit e tij”, bën bashkë ekselencën shqiptare që performon në skena të ndryshme botërore me artistët e njohur të […]
24 Tetor 2018 – Urban Lajme – “Lakuriqi i natës” me muzikën e Strauss dhe valset vjeneze, në skenën e Pallatit të Kongreseve për publikun
Lakuriqi i natës” me muzikë të Johann Strauss dhe libret të Carl Haffner e Richard Genne vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve për publikun. Sonte është mbrëmja e tretë, që shfaqja vijon në skenë dhe interpretojnë artistë të njohur. Regjia dhe koreografia e veprës është nga Renato Zella. Ndryshe nga operat e mëdha, opereta, […]
23 Tetor 2018 – Ora News – Opereta “Lakuriqi i natës” vijon me sukses edhe natën e dytë
Edhe natën e dytë, opereta e Johann Strauss “Lakuriqi i natës” ka dhuruar një shfaqje mbresëlënëse për publikun në Pallatin e Kongreseve. Dita e fundit që artistët shqiptarë do shpalosin vlerat e një vepre ikonë të muzikës klasike është data 24 tetor. “Lakuriqi i natës” është produksioni më i madh i Teatrit të Operas dhe […]
21 Tetor 2018 – Vizion Plus – Rikthehet “Lakuriqi i natës”, ndërthurje e baletit me teatrin
Muzika e shumë duartrokitur e Shtrausit dhe valset e jashtëzakonshme vjenezë do të jehojnë këtë të hënë në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve. Nën titullin “Lakuriqi i natës”, orkestra, solistët, balerinët dhe kori i Teatrit të Operas dhe Baletit ngjiten të gjithë bashkë në një skenë për këtë operetë. Edhe pse është rivendosur në shumë […]
17 Tetor 2018 – Syri.Net – Opereta e famshme e Strauss, ‘Lakuriqi i natës’, shfaqet në Tiranë
TKOB risjell në skenën e Pallatit të Kongreseve, operetën më të famshme të Strauss – “Die Fledermaus” (Lakuriqi i natës) në 22,23 dhe 24 tetor – ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Kjo shfaqje është produksioni më i madh skenik i TKOB për vitin 2018, e cila bën bashkë të gjitha trupat artistike të tij: […]
15 Tetor 2018 – Shqipfm.al – “Lakuriqi i natës”, 3 netë të jashtëzakonshme nën operetën e bukur!
Opereta “LAKURIQI I NATES” vjen per publikun shqiptar ne datat 22,23 dhe 24 tetor, ora 19:00 ne Pallatin e Kongreseve. Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss vijne të mbledhura bashkë në një vepër të vetme. Me interpretimin e shkëlqyer të solistëve të TKOB, publiku artdashes do te kete mundesine te shijoje tre […]
4 TETOR 2018 – KONICA – “Lakuriqi i Natës” rikthehet në skenë
Pas suksesit me rikthimin në skenë të Operës “Carmen”, Teatri Kombëtar I Operas dhe Baletit do të rikthejë në skenë një tjetër pjesë të mrekullueshme dhe shumë të dashur për publikun. Opereta “Die Fledermaus” (Lakuriqi i Natës) rikthehet në Pallatin e Kongreseve në tre netë të jashtëzakonshme (22,23 dhe 24 tetor ne oren 19:00). Kjo […]
          
