Për herë të parë shqiptarët e njohën “Zhizel”, në vitin 1988, kur mjeshtri i madh Agron ALIAJ, e prezantoi për publikun me një koreografi që Enada Hoxha e rikthen me artistët e Teatrit të Operas dhe baletit.
Kjo rivënie në skenë e baletit bën bashkë këtë fillim nëntori të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në vite me koreografin Aliaj. Kostumografia, po ashtu i përmbahet, baletit “Zhizel” të 30 viteve më parë.
Për drejtoreshën Zana Çela, “Zhizel” në skenën e re Turbina, vjen në një skenografi që sjell atmosferën ku zhvillohet ngjarja.
Baleti “Zhizel” do të interpretohet nga dy kaste artistike në datat 9, 10 dhe 11 nëntor në ArTurbina.