Një fshat i qetë, me shtëpi të vogla, mulli ere dhe i rrethuar nga pyjet. Është kjo skena e ndërtuar për të sjellë libretin e baletit “Zhizel”, veprës së dashurisë së pamundur të fshatares Zhizel me princin Albert.

Baleti klasik, repertor i shumë skenave ndërkombëtare, 30 vite pasi u shfaq për publikun shqiptar nga “Mjeshtri I Madh” Agron Aliaj, vjen këtë herë në nder të 85 vjetorit të lindjes së tij.

Duke ruajtur të pandryshuar strukturën e koreografisë së realizuar nga origjinali dhe të punuar nga koreografi I ndjerë, “Zhizel” këtë herë ka si balet-maester balerinën që ne vitin 1998, ne 10 vjetorin e premierës, mbante rolin e protagonistes, Enada Hoxhën.

Lëvizjet romantike dhe me shumë elegancë të trupës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe solistëve profesionistë vijnë nën kostumet e realizuara nga Ardi Asllani, të kombinuara me skenografinë e Renold Sulës.

Zhizel do të shfaqet për publikun në -, 10 dhe 11 Nëntor  në orën 19 në skenën e qendrës Arturbina.