Zhizel rivjen në skenën shqiptare në nder të figurës së koreografit, Agron Aliaj.
Me skenografi të rimenduar e kostume të reja, vepra bazohet mbi të njejtën ide koreografike që Aliaj krijoi 30 vite më parë.
Zhizel nuk do të jetë e vetmja shfaqje në nder të Agron Alisë. Kalendari artistik 2019 do të sjellë sërish për publikun veprat më të njohura të tij.
Libreti i baletit Zhizel është ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane.
Premierë, kjo vepër do të jetë në datën 9 nëntor në Arturbina.